EKSKLUZIVE NE RTP ALBIN KURTI Lider i “Vetevendosjes” flet për situatën aktuale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe për të ardhmen e rajonit në prag të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe (mos) përfshirjes së Luginës së Preshevës në këtë proces…

Preshevë, 23 shkurt / AIK-Presheva Jone

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në një intervistë Eksluzive dhënë RTP. ka thënë se LP nuk do të përfshihet në bisedimet Kosovë-Serbi, pasi ata janë popull autokton , dhe duhet të përdorin rrugët institucionale për realzimin e referendumit 1 dhe 2 marsit 1992.

Ndërkaq kur është fjala për shkëmbim teritoresh ai thotë se nuk duhet bërë pazarllëqe të tilla , pasi Serbia tenton që të merr teritore në Kosovë, e në anën tjetër shqiptarëve t’ua japë disa të drejta.

Në pyetjen tonë se sa ka bërë Kosova dhe Shqipëria për shqiptarët e Luginës ,Albin Kurti ka thënë se elita politike Kosovare dhe ajo e Shqipëris, shqiptarët e Luginës i kanë përdorur  për poena politik edhe karshi ndërkombëtarëve.Ai thotë se sa i përket Kosovës ,flet fakti që LP nuk zë vend në asnjë mekanizëm qeveritar. Por cili është mesazhi i liderit Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti drejt spektirt politk shqiptarë në Luginë.Lëvizja vetëvendosje në parlamentin e Kosovës do të ketë 14 deputetet e që sipas zotit Kurtit , ata do të ngrisin zërin për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

SHPËRNDAJE