Albanian Excellence , është nje faqe gjithpërfshirëse e cila parashikon të prezantojë dhe të bashkojë në një logo të përbashkët suksesin shqiptar

Albanian Excellence , është nje faqe gjithpërfshirëse e cila parashikon të prezantojë dhe të bashkojë në një logo të përbashkët suksesin shqiptar në të gjitha dimensionet brenda dhe jashtë Shqipërisë, njfton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Albanian Excellence,  është faqja e të gjithe shqiptarëve kudo janë,  kjo është edhe lema jonë e cila do të udhëheqë të gjithë punën gjithpërfshirëse të kësaj faqeje e cila drejtohet nga Flora Nikolla, një gazetare me një përvojë mbi 25 vjeçare në shtypin shqiptar .

Organizimi i kësaj faqeje vjen pasi Abanian Excellence, ka një historik të larmishëm në jetën e saj pesë vjecare ,duke nisur nga botimet e nje kolane librash me shumë vlerë me intervista me personazhe të perzgjedhura nga të gjitha fushat, shkencë, art, kuturë, mjekesi, jurisprudence nga të gjitha kontinentet si dhe  nga një mori e madhe aktivitetesh shumë dimensionale që kjo organizatë i ka organizuar në vitet e jetës së saj.

Në këtë kontekst, organizimi i kësaj faqeje, vjen në momentin  e duhur në tregun e portaleve shqiptare dhe si një domosdoshmëri, si e vetmja organizatë e ketyre përmasave për të pasqyryar në mënyrë informative , të denjë por edhe analitike jetën e shqiptarëve kudo janë, duke përbërë në të njëjtën kohë  edhe një burim të fuqishëm informacioni , bashkëpunimi,dhe rivitalizimi për aktivitetin e  shqiptarëve të këtëj dhe andej kufirit.

Platforma e kësaj faqe e cila zbërthehet më poshtë ,  do të pasqyrojë jetën tonë në të gjitha aspektet, do të bashkojë shqiptarët kudo janë, do të sjellë energjinë e  tyre pozitive, do të jetë larg skupeve dhe të vërtetave fallco qe ndeshim aq shumë përditë, do t’i vendosë  në një bashkëbisedim shqiptarët  kudo janë për të mësuar për jetën e njëri tjetrit , për suksesin e  tyre për mënyrën si punohet dhe si duhet të punohet, do të jetë faqe e suskesit , e vlerës së vërtetë dhe e dinjitetit të një kombi të sforcuar në histori dhe të dhimbsur në rrugën që duhet të gjejë për të qënë i barabartë me kombët e tjera,

Albanian Excellence, në këtë kuptim do të jetë faqja e së vërtetes  sonë, dhe një shëmbëlltyrë e  të mirës larg së keqes që për fatkeqësinë  apo për melodramën tonë e gjejmë jo pak në ditët dhe në netët tona shqiptare.

Ndaj lema e saj  Albanian Excellence, faqja e të gjithë shqiptarëve kudo janë, është faqja jonë e përbashkët e gjithkujt që do të jetë me ne, në rrugën tonë , në rrugën  e suksesit në rrugën e dinjitetit njerëzor !!!

Ne ju ftojmë të jemi të gjithë së bashku !!!


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni