Nuk ndalen dot sukseset e Albana Azizit, siq thotë ajo vetë, kur t’vinë t’mirat hapjau derën…Dhe duket se edhe ky vit për Albanën ishte i begatë për karrieren e saj..Këtë e dëshmon edhe dalja e klipit më të ri „Real Love“ i bukuroshes nga Zvicra Abana Azizi.

Kënga e Albanës  Real Love me klip po pëlqehet shumë… Kënga dhe klipi është prodhim i Top Channelit. Klipi dhe këngët e  Albanës po transmetohet ne Shqipëri në Televisionet më prestigjioze po ashtu edhe në Kosovë.

„Real Love“  ditëve të fundit, pas Festës së Flamurit ishte hit i javes.Po ashtu edhe në Maqedoni e Luginë të Preshevës… Albana tashmë ka bërë bum jo vetëm në mediat tona, por edhe në shytpin zviceran.

Albana ka disa muaj rresht që këndon para publikut Zviceran në mbrëmje të ndryshme ku po vlerësohet me nota të larta prezentimi i saj si  këngëtare me perspektivë

Para Vitit të Ri pritet të dal albumi i parë i Albanës që po përgatitet me përkushtim të madhë nga artistë të njohur në Shqipëri përmes  Top Channel dhe SuperSonic.

Albana thote për agjencinë „Presheva Jonë“ së kengët   e saj  interpretohen përmes zhanreve të larmishme  si pop, rock, RnB, dance, folk etj…që padyshim janë joshëse jo vetëm për të rinjtë por edhe për të gjitha moshat.Albana në albumin e ri ka edhe një bashkëpunim me Big Bastan,si dhe me një reper kosovarë i cili tani për tani është sekret…!

SHPËRNDAJE