ALBANA E “TRETA E VËRTETA” NË RADHËN E VIP-ve KENGËTARËVE SHQIPTARE NË BALLKAN..KLIPI I RADHËS KUSHTUAR LUGINËS SË PRESHEVËS

«Vitin që e lamë pas kam punuar më një intensitet të madh në fushën e muzikës dhe pëpilimit të kengëve. Do theksuar se ket vit do t’i pëkushtohem  Albumit të radhës,  me klipin e ri dedikuar vendlidjes së babait tim, kushtuar Bujanocit, Medvegjës…Luginës së Preshvës . » i ka deklaruar agjencisë informative « Presheva jonë » ylli i muzikës shqiptare – Albana Azizi.

 

KUSHTRIM MALIQI

Bernë, 5 janar / AIK-Presheva Jonë

Albana Azizi me origjinë nga Kosova Lindore,  e cila vitin e kaluar ishte kandidate potenciale në garën për përzgjedhjen e këngës përfaqësuese të Zvicrës për „Eurosong“ por ajo nuk u ndal me kaq,   në një votim të bërë në „Facebook“ nga një konkurrecë e madhe prej 30 kengëtarësh shqiptarë, nga VIP në ballkan dhe perendim ajo ka zënë vendin e tretë me albumin e saj “Si herën e parë”. Ndër armt e njohur që ishin kandidat në faqen „Vipat shqiptarë“ në Facebook, kishte konkurrent Genta Ismailjin , Dafina Zeqirin,  Elvana Gjata, Flori, etj, Albana me albumin e saj “Si herën e parë” zë vendin e tretë, njofton “Prsheva Jonë”

Këto suksese të njëpasnjëshme të Albanës dhe ky vlerësim i saj përmes „facebookut“ që është bërë me vota të shqiptarëva, asaj i është dhënë kurajo duke dëshmuar se fansat dhe dëgjuesit e këngës së saj janë besnik dhe duan atë.  Du përkujtuar se këngët e Albanës të cilat u pëlqyen më së shumti janë “Real Love” dhe “I love it” dhe sigurisht më shumë do të pëlqehet albumi i ri i cili ka nisur të përgatitet, dedikuar Luginës së Preshevës, Kosovës Lindore.

Pra, sipas Albanës, radhën e ka klipi më ri kushtuar Luginës së Preshevës…”Kur Kosova dje ishte e okupuar i këndohej Kosova eshte Shqipëri..E nesër unë do t ‘i kendoj Bujanocit..Medvegjës…se Lugina e Preshevës është Kosovë..!” thotë Albana për “Presheva Jonë” duke fërkuar duart..

«Vitin që e lamë pas kam punuar më një intensitet të madh në fushën e muzikës dhe pëpilimit të kengëve. Do theksuar se ket vit do t’i pëkushtohem  Albumit të radhës me klipin e ri dedikuar vendlindjes së babait tim, kushtuar Bujanocit, Medvegjës…Luginës së Preshevës . » i ka deklaruar në fund agjencisë informative « Presheva jonë » ylli i muzikës shqiptare – Albana Azizi.

SHPËRNDAJE