Fansi në fjalë i cili i kishte  propozuar martese, nga refuzimi i Albanës, është revanshuar dhe ajo sulmohet fizikisht. Albana shtrihet në spital, fansi arrestohet. njofton agjencia informative « Prsheva Jonë ».

(Në foto: Albana Azizi, në qytetin Bernë ku jeton, duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte blerë  ca sende)

 

Bernë, 5 shkurt/AIK-Presheva Jonë
Këngëtarja e njohur shqiptare, Albana Azizi sot në orët e pasditës ishte  viktimë e një ngjarje të pakëndshme per yjet e estrades sonë.  Familja e Albana Azizit ka shpjeguar për agjencinë informative « Presheva Jonë » se si vajza e tyre ishte sulmuar papritmas në Bernë, në qytetin ku jeton ajo. Më pastaj është kuptuar se sulmi kundër saj është bërë nga një fans i saj i kishte shpallur martesë. « Incidenti ka ndodhur në orët e pasditës, kur unë kisha dalur në qytet per të blerë disa sende dhe paprimas dikush nga mbrapa më ka sulmuar, nga një person i panjohur për atë moment…vetëm kam dëgjuar fjalën pse nuk më don» ka shpjeguar Albana për agjencinë « Presheva Jonë ».

Por falë, intervenimit të shpejtë të policisë, sulmuesi është arrestuar dhe pas identifikimit është marrur vesh, se ai paska qenë një fans i flakt i  Albanës, që në fakt ai i paska propozuar martesë këngëtares sonë, por pasi është refuzuar nga ajo,  ai këtë sulm ndaj saj e ka bërë në shenjë revanshi. Ndërsa Albana Azizi është dërguar në urgjencë, është shtrirë në spital, ku pas një kontrolli, ajo lirihet pas ca orësh në shtëpi.

Njoftimet e fundit kanë bërë me dije se Albana tash gjendet në Shtëpi, gjendja shëndetësore e së cilës është në përmisim e cila ishte e shqetësuar tej mase nga ky sulm i  papritur.

SHPËRNDAJE