Alban DACI: Ne jemi mirë, me shqiptarë të bashkuar !

Korrespondencë nga Tiarna për “Presheva Jonë


 

Nuk kam dal këtu për të mirën time, por kam dalë të mirën e atdheut tim, për lirinë e popullit tim- Thoshte rreth një shekull më parë Isa Boletini në Konferencën famëkeqe të Londrës.

Sot pas një shekulli, Aleanca Kuq e Zi ka dal këtu, para ambasadës serbe për dëshmuar se shqiptarët nuk janë një shtet prej tre milion banorësh, por një komb prej dhjetë milion banorësh.

Shqiptarët e Preshevës, të Tetovës, të Mitrovicës, nuk janë vetëm, ato kanë në mbrojtje për kauzat e tyre të gjithë Kuq e Zi, kudo që ndodhen nga Presheva në Çamëri, nga Shtetet e Bashkuar në Japoni, nga Vendet Skandinave deri në Australi. Të gjithë jemi një komb dhe kemi një qëndrim të përbashkët para çdo padrejtësie që na bëhet.

“Nëse Europa nuk do të zgjidh drejt çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi, dhe për këtë faji do të bie mbi ju e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë, derisa sa të çlirohemi”- Thoshte Isa Boletini.

Kemi më shumë se një shekull që kemi pritur drejtësi, por kemi gjetur vetëm shtypje, kemi më shumë se një shekull që kemi prit liri e kemi gjet vetëm robëri.

Tash, nuk presim më, durimit tonë po i vjen fundi. Nëse Europa nuk reagon për të mbrojtur kauzat tona legjitime dhe të drejtat tona të garantuar nga e Drejta Ndërkombëtare në fuqi, atëherë ne të drejtat tona do i mbrojmë vetë dhe përgjegjësia nuk është e jona për pasojat e mundshme, por e vetë Europs.

I bëjmë thirrje Serbisë të heq dorë nga pretendimet absurde dhe t’i lerë rehat shqiptarët në tokat e tyre, se nuk do të përballet me përgjigjen e një, e dy e as tre, po të dhjetë milionë shqiptarëve.

U bëjmë thirrje serbëve të bëhen koshient, të respektojnë të drejtat e Shqiptarëve, të njohin Kosovën dhe të heqin dorë nga Mitrovica, sepse është tokë shqiptare dhe as nuk e shesim e as nuk e falim dhe nuk lëmë askënd që të na e marr padrejtësisht.

“Gjak borxh sot na ka vetëm anmiku ynë, ne jena vellazën e duena me u bashkue e me dek për liri të vatanit… Ai që mas sotit ngreh pushkë ndër veti, ka me kenë bash hasmi yne!”- thoshte Isa Boletini në vitin 1913.

Aleanca Kuq e Zi na fton se o sot o kurrë ka ardhur momenti të gjithë së bashku të bashkohemi, sepse të gjithë jemi vëllezër.

Bashkimi bën fuqinë.

Të bashkuar jemi më të fortë për armiqtë dhe me të fuqishëm për miqtë.

“Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia”- Isa Boletini.

Ne jemi mirë, kur shqiptarët të bashkohen- Aleanca Kuq e Zi.

 

Alban DAC, është përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi

(Ky ishte  fjalimi i Alban Dacit, mbajtur në protestën para Ambasadës Serbe në Tiranë)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni