Futbollisti shqiptar nga Kosova, Alban Bunjaku, ka kaluar nga skuadra e Arsenalit te ajo spanjolle, Sevilla. Mesfushori 18 vjeçar, i cili ka nënshtetësinë e Britanisë së Madhe (angleze)me Arsenalin ishte që nga mosha tetëvjeçare. Edhe pse ishte ndër futbollistët më premtues tek Arsenali, atij i është lejuar që të paketoi valixhet drejt klubit spanjoll. Sevilla pas nj stinori jo edhe aq të mirë me këtë nënshkrim arriti përforcimin e tretë në skuadër. Më parë ata kishin siguruar shërbimet e Bryan Rabello nga Colo Colo dhe Javi Hervas nga Cordoba. Sipas gazeta britanike “Daily Mai”, Bunjaku ka nxitur një luftë në mes të Anglisë dhe Shqipërisë. Derisa Federata Angleze synon ta angazhojë atë me Tre Luanët, Federata Shqiptare po ashtu e sheh Bunjakun si yllin e ardhshëm të përfaqësueses kuqezi. Mbetët në ditët ën vazhdim të shihet se cila do të jetë fanella e tij ekipet nacionale.

SHPËRNDAJE