Fehmi BEHA: Kërkojmë ndërhyrje ndërkombëtare për ndalimin e serbizimit të Medvegjës !

AIK “Presheva Jonë” në mesin e një populli me emrin shqiptarë në Medvegjë i cili në shekullin XXI po i kërcnohet eliminimi nga trojet e veta etnike.

Vendlindja e akademik Idriz Ajetit në rrezik… po zbrazet nga shqiptarët. Medvegja e banuar dje me shumicë shqiptare sot me shumicë serbe?! Cfarë fshihet pas këtij ndryshim radikal të hartës demografike për pak vite në ketë komunë? Sa fshatra dhe sa banorë ka pasur Medvegja para lufte dhe sa ka sot ? Medvegja sa nxënës ka pasur para lufte dhe sa ka sot ? Sa përqind e popullatës shqiptare e kanë gjetur shpëtimin në perëndim dhe me cfarë merren sot shqipatret në Medvegjë? Përgjigjet dhe shifrat janë sa shokuse po aq edhe shqetësuese, ku në këtë shekull Medvegjës dikur a banuar me shumicë shqiptare, sot po i kanoset eliminimi i tyre nga kjo toke, që dikur të njejtin fat e kishte perjetuar edhe Nishi. Për gjitha këto dhe për zhvillimet e fundit në Medvegjë dhe rajon për Agjencine Informative Kombëtare “Presheva Jonë” pergjigjet dhe flet haptazi dhe ekskluzivisht z.Fehmi Beha, njëri na mësimdhënësit e paktë të mbetur në shkollat e Medvegjes dhe kryetar i degës së Partisë për Veprim Demokratik, njëherit këshilltar komunal dhe kryetar i grupit të këshilltarëve në Medvegjë. z. Beha thotë se “sikur dje Kosova, sot Medvegja po e përjeton spastrimet etnike nga Serbia..”


Presheva Jonë: Fillimisht z.Beha cfarë mund të na thoni rreth numrit të shqiptarëve në Medvegjë, dallon ai shumë nga numri i para luftës meqë flitet ndër shqiptarët dhe në disa meda te huaja se “ Medvegja më nuk është shqiptare”, nese kemi parasysh struktureën aktual të serbeve dhe shqiptarëve në Medvegjë?

Fehmi BEHA: Derisa në vitin 2002, sipas regjistrimit te ketij viti edeh ate nga shteti serb, komuna e Medvegjes kishte 10.700 banorë me rreth 25 % shqiptarë, përqindje kjo e cila para lufte sillej rreth 45 % apo me pesë mijë shqiptarë, ku ne ishim shumicë në këtë rajon nga serbët, romët, bullgarët..Ndërsa sot në Medvegjë jetojne vetëm 600 shqiptarë?! Kjo rënie drastike e numrit të popullsisë vërehet edhe tek shokollarët tanë. Para lufta në Medvegjë kishim 740 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa sot kem vetëm 118 nxënës shqiptarë ?! Fshatrat, apo Bashkësitë Lokale, siq i themi ne këtu, të banuara sot kryesisht me shqiptarë janë: Tupalla, Kapit, Gjylekresha, Llapashtice, Siharine, Baja e Siharines, Svirca, Gerbavci, Ramabaja, Starabaja etj….Në qytetin e Medvegjës, pa fshtarat, para luftës jetonin rreth 4000 shqiptarë nga të cilët, të punësuar ishin vetëm puntorët e arsimit në dy shkolla fillore “Banja e Sjarinës” dhe “Zenel Hajdini” në Tupallë, pra aty ku zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe dhe askund tjetër shqiptarët nuk ishin të inkuadruar. Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe pas tërheqjes së forcave serbe te armatosura nga rajoni, ato forca u përqëndruan në Medvegjë, sidomos nëpër fshtarat e banuara me shqiptarë. Këto forca provokojnë dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi popullatën shqiptare dhe kështu nën këtë presion shumë të rinj janë detyruar dhe po detyrohen të ikin diku jashtë nv perendim apo në drejtim te Kosovës per te siguruar kafshatën e bukus  dhe sot e asaj dite ende nuk janë krijuar kushtet per kthim, sepse shtëpitë dhe pronat e tyre u shkatrruan tërësisht nga këto forca.

Presheva Jonë. Fillimisht z.Beha cfarë mund të na thnoi  rreth situatës aktuale në Medvegjë, pra ajo ekonomike dhe politike ?

Fehmi BEHA: Cfarë t’ ju them, shqiptarët në Medvegjë janë të diskriminuar në gjitha sferat e jetës. Ne këtë komunë papunësia eshte e madhe, e sidomos të drejten për punesim shqiptaret jane të privuar dhe përfaqësimi i tyre në institucionet shtetërore apo strukturat tjera komunale janë shume te paket, thënë simbolikisht. Edh ata që janë,  janë ose për satstistika ose vetëm për t u justifkuar nga ndokush se në mesin tonë ka edhe shqiptarë. Për këtë arësye popullata shqiptare e cila para luftës ishte 40% në komunën e Medvegjës u detyrua të kërkon punë në shtetet kryesisht të Evropës perendimore si në Zvicër, Gjermani, Austri, Amerike e gjetiu, përfshirë këtu edhe Kosovën. Sot, nga Medvegja rreth 20% e të rinjve tanë jetojnë në mërgim. Sa i përket aktivteteve politike, ne Medvegjë funskionojnë dy degë të partive politike, ajo nga Presheva, Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Kuvendi Komunal i Medvegjës është i përbër nga 35 këshilltarë nga të cilet vetem 8 janë shqiptarë. Nga këta tetë, 5 këshilltarë janë nga radhët e PVD –së dhe 3 tjerë nga UDSH. Padyshim , ky numër i këshilltarve shqiptare është shumë i vogël për ti arritur qëllimet e tyre, se paku për realizimin e te drejtave elemenare, për krijimn e kushteve më të favorshme të shqiptarëve dhe përfaqësimin e tyre më të gjerë në strukturat nacionale, por rreth kësaj të fundit gjihhnjë kemi dështuar, meqë propozimet tona kanë rënë nga votimet e shumicës së palës serbe.

MEDIAT SERBE U KUPTOJME, POR ATO SHQIPTARE JO, PSE E KANE HARRUAR MEDEVGJEN ?

Presheva Jone: Po, si qëndron puna me shkollimin, arsimimin në gjuhën shqipe në Medvegjë dhe e kani telashe me pushtetin aktual ?

Fehmi BEHA: Në komunën e Medvegjës funksionojn dy shkolla fillore ku mesimin e vijojnë rreth 70 nxënës, procesi mësimor zhvillohet në gjuhën shqipe, kurse sipas planprogramev nga ministristria e arsimit të Serbisë, kurse në anën tjetër tekstet ministria nuk i siguron për mësim në gjuhën shqipe, sepse nuk e bënë perkthimin e tyre dhe tash 5 vite funksionon dhe shkolla e mesme ekonomike ku mesimin në gjuhën shqipe ku  vijojnë mesimet 49 nxënës , edhe aty problemet e furnizimit me tekstet janë të njejta si dhe në shkolla fillore. Pas problemit tjetër të mos pranimit të diplomave nga Universitetet e Kosovës, ministria e arsimit edhe për rreth kontestimeve të shqiptarëve hapi Fakultetin Ekonomik dhe Juridik pran Universitetit te Nishit ne Medvegjë në të cilin do të ligjerohet në gjuhën serbe dhe studenteve shqiptarë prej 10 sish sa u regjistruan në këto fakultete do tu përkthehet në gjuhën shqipe.Tashmë e dy vite nuk u sigurua përkthim adekuat dhe një numër i koniosderueshëm i studenteve janë  detyruar qe ligjerata t’i përcjellin në gjuhën serbe. Vlen të cekim se në këtë fakultet edhe në këtë vit akademik  2010/2011 u regjistruan 10 shqiptarë. Hapja e fakultetit e ndaloi në një mënyrë shpernguljen e shqiptarëve, sepse kohëve të fundit ishin të detyruar të shpërnguleshin për shkak të shkollimit të larte të fëmijëve tanë. Me zbrazjen e Medvegjës, viseve shqiptare nga popllata jone duket se po realizohet projekit i Serbisë për spasttrimet etnike. Ate qe beogrdai nuk ia arriti ta bënte në Kosovë, atsh po ebënë në trojet shqiptare në Medvgjë, Bujanoc dhe Preshevë.  Prandaj kjo situate e palakmueshme e shqiptareve ne Medvegjë diskriminimi dhe spastrimet etnike i trevave tona detyron Këshillin Nacional te shqiptarëve bashkë me gjithë spektrin poltik shqiptarë të Kosovës Lindore  t’i drejtohemi faktorit nderkombëtar të ndërhyrjë në pengimin e e rpocesit të serbizimit të tokave shqipatre.

Presheva Jonë: Po cfarë është situata aktuale politike. Në Preshevë dhe Bujanoc më 28 Nëntor u qit flamuri. Tek ju cfarë ndodhi, ishit tv kërcnuar,  shqiptaret sa ndihen të lire ?

Hehmi BEHA: Situata në Medvegjë është e brishtë dhe e tensionuar. Shqiptarët e Medvegjës ndihen te diskriminuar si në arsim, po ashtu edhe ne ekonomi dhe biznes. Nuk mungon te shprehurit e lirë, zëri ynë nuk dëgjohet askund dhe po has në veshët e shurdhër nga institucionet qofshin ato komunale apo shtetërore. Me afër neve janë sot policia dhe ushtria serbe, se sa mediat shqiptare e mos të flasim më për ato serbe. Festa e flamurit u festua nv mërat tona, por jo ashtu  në mënyrë publike, siq ndodhi në Preshevë e Bujanoc: Duhet të na kuptojnë vëllezërit tanë, sepse ne sot jemi duke luftuar jo per falmur por te jemi apo t mos jem si shqiptare, mqe medvegja ditë e sa vie po zbarzet. Prandaj, cili shqiptarë sot nuk paska dëshirë t mos e festojë ditën e flamurit, sigrisht nuk do te mund te gjejsh asnje bile as nga ata tv cilët sot jetojnë në Beograd apo Rusi. Ne heshtëm me pa deshiren tonë thjesht për të mirën e vendit tone, per t ju shmangur provikmeve dhe presioni
t që do të mund të pasonte ashtu kështu të ndjekur dhe të diskriminuar. Një tenstim  i yni i vënies së flamurit do të kishte sigurisht pasoja dhe do tv na kushtonte shtrenjt, ku forcat serbe ane e kvnd qytetit mezi pritnin dhe tv intervenonin me qëllim të krijimit të dhunës dhe frikës për të provokuar shpërngulet e reja dhe situata, numri i shqiptarëve të keqësohej edhe më tej. Shqiptarët sot në Medvegjë janë të diskriminuar edhe në përdorimin zyrtar të gjuhës amtare edhe pse në bazë të statutit komunal gjuha shqipe në Medvegjë është gjuhë zyrtare, por nuk implementohet askund.

MEDVEGJA OSE ME KOSOVE, OSE ME STATUS SIKUR SERBET E KOSOVES !

Presheva Jonë: Z.Beha po flitet për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, ashtu siq po flitet edhe për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në këto bisedime.  Ju mendoni të jeni pjesë e këtij dialogu dhe nëse do të kishte ndrrim kufijsh, Medevegja nga do t’ia mbante ?

Fehmi BEHA: Ne shqiptaret si gjtinjë kemi qenë për dialog para se ta zgjedhim rrugën imponuar, atë të forces dhe ne kemi dëshirë që kjo e fundit t’mos imponohet siq ju ishte ishinte imponuar dikur shqiptarëve të Kosovës. Ne shqiptarët e Medvegjës mendojmë se në bisedimet të cilat do të zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit, nëse kyqen serbët e Kosovës, kjo mundësi duhet tu ipet edhe shqiptarëve te lugines së Preshevës për zgjidhjen e problemeve, zgjidhjen e statusit tonë, perspektivës sonë nesër dhe të vendsoet me Kosovën apo kështu keq nën Serbi. Nëse ndodhin ndryshime të kufijve aktual shqiptarët dhe  teritorri i komunes së Medvegjës e shohim si pjesë të Kosovës. Nese nuk do të ketë ndryshim të tillla, atëhere ne bashkë me  shqiptaret e Presheves dhe të Bujanocit, do të kërkojmë statut të posaqëm të modelit qfarë do të posedonin serbët ne Kosovës, kjo s ka diskutim.

Presheva Jonë: Po cfarë mendoni për raportin e Dick marty, cfarë flitet nga strukturat e juaja dhe popullata shqiptare në Medvegjë?

Fehmi BEHA: Raporti i Dick Marty më tepër i ngjan se është pvrgatitur nga  një ministër serb se sa nga ai zvciran, qv mv vie mjaft keq për Zvicrën. Bile disa shqiptarë në anën tonë në Medvegje që nuk njohin aq shumë personlaitet, flitnin dhe ngatërronin emrin e tij duke thënë se një ministër serb me emrin Marty a Martinovic kishte dalur kunder Thacit dhe UCK-se dhe e kish ndërmend me i denue. Sidoqoftë ne shqiptarët e Medvegjës si spektri politik ashtu edhe popullata e dënojmë ashpër një raport të till i cili nuk është i bazuar në fakte por në shpifje të atyre shteteve te cilat u kundërshtojnë pavarsinë e Kosovës. Edhe popullata jone ju eshte bashkangjitur vellezrve tane ne Preshevë e Bujanoc në peticionin gjithpopullor kundër tij.

SHPËRNDAJE