Militantët e Al Kaidës kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e së enjtes në Irak, të cilat kanë rezultuar me të paktën 60 të vrarë.

Në deklaratën e publikuar në ueb-faqen e saj, Al Kaida në Irak, e cila veten e quan “Shteti Islamik i Irakut”, ka pranuar se sulmet e saj kanë pasur në shënjestër forcat e sigurisë dhe zyrtarët e qeverisë, në shenjë hakmarrjeje për, siç ka thënë, torturat që vuajnë burrat dhe gratë sunite në burgjet e Irakut.

Sulmet e së enjtes kanë zënë vend në disa qytete, përfshirë Bagdadin, Bakuban, Kirkukun dhe Mosulin dhe kanë rezultuar edhe me të paktën 225 të plagosur.

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar ato.

SHPËRNDAJE