Mediat zvicërane po e komentojnë në mënyra të ndryshme huqjen e Granit Xhakës në një rast në ndeshjen me Shqipërinë. Xhaka pati nja shans të mirë për të shënuar gol në minutën e 85 të ndeshjes, rast të cilin e shpërdoroi në një mënyrë të dyshimtë duke mos treguar atë shkathtësin që e ka por duke qenë më pasiv pranë portës kundërshtare.

Komentari zvicëran, në komentin live kishte pyetur se çfarë po bën Xhaka, çka i thonë kësaj, pse se fut ai topin, duke dyshuar në atë se qëllimisht ai nuk i shënoi Shqipërisë. Trenerët, zviceranët thonë se me “golin” e Xhakës që nuik deshi ta jepte kundër vëllzerve shqiptarë, Zvcra do te”fitonte me Sqhipe¨rinë 3:0. (“Spieler seien nervlich angeschlagen Hitzfeld: «Xhaka muss das 3:0 machen» Nach SF-Ruefer spricht nun auch der Nati-Coach Ottmar Hitzfeld deutliche Worte. «Die Spieler mit albanischem Hintergrund waren nervlich angeschlagen.»)


Një gazetë zvicërane shkruan se rezultati ishte 3 me 0, por Xhaka nuk e bëri një gol për të falur Shqipërinë që e ka në gjak. Duke aluduar në dështimin e Xhakës pranë portës së Ujkanit, Xhaka është pyetur pas ndeshjes për këtë rast, ndërsa deklaroi:

”Kjo nuk ishte lojë e lehtë për mua. U fishkëlleva për herë të parë në karrierë. Nuk është e rëndësishme a shënova unë apo jo, më rëndësi që fituam” deklaroi burrërisht Xhaka.

Komentatori sportiv Sacha Rauffer është në përfundim se Xhaka me qëllim nuk i shënoi gol Shqipërisë, gjë që sipas tij të gjithë e panë.

Edhe për publikun shqiptar ra në sy dështimi i çuditshëm i Xhakës, i cili sipas gjitha gjasave duket të ketë qenë i qëllimshëm, duke treguar se me fanelë është i Zvicrës por me zemër i Shqiprisë./indeksonline/

SHPËRNDAJE