Akullorja më e shtrenjtë në botë

Akullorja është një nga gjërat që fëmijët duan më shumë në verë dhe që është e përballueshme ekonomikisht nga (pothuajse) të gjitha familjet.

Por, duket se të blesh një akullore është bërë ekskluzivitet vetëm për milionerët tashmë. Në një hotel të Meksikës, Resort Marquis Los Cabos, shërbehet akullorja më e shtrenjtë në botë: kushton 700 euro!

Arsyeja e këtij çmimi të çmendur është se për prodhimin e kësaj akulloreje përdoret Premium Tequila Clase Azul. Një shishe e kësaj pijeje alkoolike kushton rreth 1 mijë euro.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni