Në zjarret që ka kapluar fshatrat Bushtran, Ljanik dhe Svinjishtë në komunën e Preshevës janë djegur tetë shtylla elektrike dhe për këtë arsye rreth një javë nuk kanë energji elektrike rreth 120 shtëpi, dhe se defekti mund të largohet në ditët në vijim ka deklaruar shefi i shërbimit të elektrodistribucionit të Vranjës Vladan Veljkoviq. Veljkoviq ka thënë se shtyllat elektrike prej druri të tensionit të ulët janë djegur shumë lehtë nga zjarri dhe se gjatë flakës janë shkatrruar të gjithë izolatorët në shtylla. Ai ka shtuar se i tërë ekipi gjendet në terren duke aktivizuar mekanizmat për të hapur gropat për ti vendosur shtyllat e reja dhe po bëhen pregaditjet për materialin e duhur.
——————-
Në fshatin Bukuroc është bërë asfaltimi i rrugës që nis nga qendra e fshatit në drejtim të bashkësisë lokale Zhunicë. Me këtë rast punimet i ka përcjellë edhe delegacioni i komunës së Preshevës i kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa. Gjatë asfaltimit gjithashtu kanë marrë pjesë edhe banorë të cilët thonë se kjo rrugë ka një rëndësi të veçant për ta. Ndërsa kryetari i bashkësisë lokale Armend Ibrahimi ka potencuar se asfaltimi i kësaj rruge është një nismë e mbarë pasi , vitin e ardhëm ajo do të lidhet me fshatin Zhunicë. Edhe kryetari Ragmi Mustafa ka theksuar se kjo rrugë në vitin e ardhshëm do to finalizohet , dhe do të jetë një arterie shumë e rëndësishme. Në fund kryetari Mustafa u ka uruar këtë projekt të gjithë banorëve duke potencuar se vitin e ardhshëm do të asfaltohet edhe rruga që lidhe Bukurocën me fshatin Corroticë dhe kështu sipas Mustafës do të krijohet një qarkore shumë e rëndësishme.

————————-

Është mbajtur debati publik për ndërtimin e objektit të përbashkët për nevojat e çerdhes së fëmijëve, stacionit shëndetsor, bashkësisë lokale, dhe ofiqarisë për BL Raincë, një objektë shumë modernë që do të përmisojë infrastrukturën arkitektonike në këtë vendbanimë. Në debat morën pjesë të gjitha institucionet që do të shfrytëzojnë këtë objektë pas përfundimit. Shtëpia projektuese Archkeni nga Presheva, paraqiti projektin për objektin në fjalë se si do të duken të gjitha hapsirat si nga jashtë ashtu edhe përbrenda objektit. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa thotë se kontarta është kontraktuar pikërishtë me këtë shtëpi projektuese. Hartimi përfundimtarë i këtij projekti parashihet të përmbyllet brenda këtij viti, në mënyrë që të mund të parashihet në planin investiv për vitin e ardhëshëm ky projektë mjaftë modern.
—————-
Bashkësia Lokale në Zhunic ka organizuar iftar të përbashkët në restorantin Romansa. Në këtë muaj të shenjtë agjërimi ky iftar arriti të tubonte të gjithë imamët e të gjitha xhamive në komunë të Preshevës e Bujanocës, përfaqësues të partive politike , kryetarët e bashkësive lokale , drejtorët e institucioneve të ndryshme dhe banorët e fshatit Zhunicë. Fillimisht u bë këndim nga kurani famë lartë dhe më pas për të vazhduar me darkën e iftarit. Kryetari i bashkësisë lokale Selajdin Mustafa me këtë rast i ka uruar të gjithë qytetarëve të Luginës muajin e shenjtë të Ramazanit. Edhe kryetari i bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë Fikret Limani ka përshëndetur iniciativën e bashkësisë lokale Zhunic për këtë iftar , duke potencuar se iftare të tilla të jenë shembull edhe për bashkësitë tjera lokale, pasi këto takime do të ndikojnë në bashkëpunimet qytetare dhe institucionale.

Organizimi i iftareve të përbashkëta tani më janë bërë traditë në komunën e Preshevës por vlen të potencohet se bashkësia lokale Zhunicë për të katërtin vit me radhë çdo Ramazan organizon iftare të përbashkëta duke ftuar mysafirë të të gjitha shtresave.
—————-
Lëvizja për Bashkim po i përcjell me shqetësim deklarimet e subjekteve politike të Kosovës në prag të dialogut Kosovë-Serbi. Shqetësuese në këtë situatë është se këto subjekte në vend se të merren me trajtimin serioz e përmbajtjesor të çështjes, ato, të nxitura nga motive elektorale, shërbehen me fraza e parulla krejtësisht jashtë realitetit. Synimet për një “traktat paqeje me Serbinë”, “për normalizim marrëdhëniesh”, për “njohje të ndërsjellë”, apo kërkesa “për kërkim faljeje nga ana e Serbisë” janë synime e kërkesa që do të vinin në shprehje vetëm pasi të zgjidhen problemet që ekzistojnë me Serbinë. Midis Kosovës e Serbisë ka ende çështje mjaft të rënda të pazgjidhura, siç është Kosova Lindore, qyteti i ndarë i Mitrovicës, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku, e të cilat çështje kërkojnë një debat të mirëfilltë e harmonizim pikëpamjesh në mes të subjekteve politike shqiptare, e jo grindje, përplasje e akuza të ndërsjella. Prandaj, Lëvizja për Bashkim edhe njëherë u bën thirrje të gjitha subjekteve politike shqiptare që të gjejnë forcë morale e të ulen në një tryezë për t’i diskutuar çështjet që kanë rëndësi të madhe për të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi. Përndryshe, deklaratat se po punojnë në të mirën e qytetarëve mbesin veçse demagogji. Ndërsa, në anën tjetër, rezultatet e një dialogu të mundshëm me Serbinë pa një agjendë të harmonizuar politike dhe synime të qarta për t’i zgjidhur problemet reale në mes të dy vendeve dhe popujve, mund të jenë me pasoja për Kosovën dhe popullin shqiptar.

—————
Marrëveshja që ende nuk i dihet emri i saktë, “IBM”, Menaxhimi i Integruar i kufijve apo pikave të kalimit, nuk e ka më përkrahjen e shtetit serb, ndonëse kjo nuk thuhet publikisht. Gazeta “Zëri” ka marrë vesh nga burime të saj në Bruksel se pushtetarët e tashëm serbë thjesht nuk mund të pajtohen me faktin që në kufijtë e veriut të Kosovës të ketë forca të përbashkëta policore të Kosovës dhe të Serbisë. Sidoqoftë, implementimi i kësaj marrëveshjeje është pjesë e kushteve për të cilat Serbia do t’i ketë tre muaj t’i plotësojë. Kjo pritet t’i thuhet kryeministrit serb, Ivica Dacic nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton, me siguri në muajin shtator, kur Dacic pritet ta vizitojë Brukselin. Gazeta “Zëri” e ka parë këtë dokument ku, përpos implementimit të menjëhershëm të marrëveshjes për IBM, është futur edhe dhënia fund e sistemit paralel të sigurisë që financohet nga Serbia në territorin e Kosovës. Në këtë dokument, për të cilin zyrtarëve serbë së pari u ka folur ministri britanik për Evropën, David Lindigton, përfshihet edhe ndërprerja e menjëhershme e lobimit serb kundër pranisë së Kosovës në organizata ndërkombëtare, mbajtja e zgjedhjeve lokale për serbët e Kosovës të pranueshme e të menaxhuara nga faktori ndërkombëtar.
——————-
Pas dy javësh pritet të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës (UP) në afatin e dytë dhe parashihet që të ketë rritje të kuotës së pranimit nga Ministria e Arsimit. Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit të Arsimit, ka bërë të ditur se nga afati i parë kanë ngelur 4 mijë e 230 vende të lira në të gjitha njësitë akademike, mirëpo ka edhe drejtime të cilat e kanë plotësuar numrin për pranim. “Kemi marrë një kërkesë nga Rektorati me të cilën përveçse që njoftohemi për numrin e pranuar dhe kuotat e mbetura, kërkohet që të ketë rritje të kuotës së regjistrimit për afatin vijues”, ka thënë Gjoshi, shkruan Koha Ditore. Sipas tij, Ministria e Arsimit ka angazhuar ekspertë brenda MAShT-it, të cilët pas një analize për nevojat e ekonomisë së tregut dhe të arsyetimit të kërkesës do të përcaktojnë kuotën për afatin e dytë. Kuota nuk pritet të jetë me përqindje të njëjtë për të gjitha drejtimet nëpër njësitë akademike, por “varësisht nga nevoja.
RTV Presheva

SHPËRNDAJE