“Çifti Martin” shënon të tjera suksese. Përveç çmimit “Spektakli më i mirë muzikal”, i cili iu dha shfaqjes në International Theatre Chamber Festival në Bullgari, edhe aktorja e kësaj shfaqjeje, Gresa Pallaska është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë femër në këtë festival. Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se Gresa Pallaska është shpërblyer si aktorja më e mirë femër, duke u konsideruar nga juria bullgare si shpresë e madhe për teatrin europian. “Në festivalin që u mbajt në Vratca të Bullgarisë, prej 16 deri më 22 maj, juria kombëtare bullgare e ka shpërblyer aktoren Gresa Pallaska me çmimin si aktorja më e mirë femër me arsyetimin: ‘Aktore me një muzikalitet dhe me gjuhë perfekte teatrore dhe shpresë e madhe për teatrit europian’”, thuhet në këtë informatë. Shfaqja “Çifti Martin”, me regji të Bekim Lumit, është produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

SHPËRNDAJE