Mrekulli në Queens – New York: 18 automejte përplasen me njëri tjetrin asnjë i vdekur dhe nuk ka dëmtime serioze


(AIK-Presheva Jonë)
BEQIR SINA/
QUEENS – NEW YORK CITY : Aksidenti i rëndë që për fat rezultojë me asnjë të vdekur dhe nuk ka dëmtime serioze, ndodhi dje pasdite në Queens- New York, në rrugën Hillside Avenue afër bulevardit Hollis Court Blvd, duke përfshirë në këtë aksident një autobus urban pa pasgjer të qyetit( MTA), një kamion të madh  të transportit të furnizimit me ushqim, dhe 16 autovetura private njëra pas tjetrës.
Televizionet e qytetit, dhe gazetat transmentuan sot, pamje që tregonin një aksident spektakolarë në në Queens- New York, në rrugën Hillside Avenue afër bulevardit  Hollis Court Blvd. Aksidenti ndodhi në orën 13:45, sipas orës së Nju Jorkut, thanë zyrtarët e policisë së qytetit.
Sipas tyre një mikrobus i parkuar u shtyp në mes nga një autobus i shërbimit urban të qytetit dhe një kamion i madh me rimorkio që kryente frunizmin e disa dyqaneve me ushqime, u shkatërruan  gjatë një përplasje të egër- që për reaksion pati përplasie zinxhir  në një rrugë kryesore të Queensit, dje pasdite e premte – por, që mrekullisht askush nuk u plagos rëndë, tha poliicia rrugore e qytetit.
Aksidenti ndodhi kur mikrobusi, ishte “çarë” gati në gjysmën gjatë përplasjes zingjir nga dy përplase të menjëhershme me autobusin dhe kamionin me rimorkio, thanë zyrtarët.
Autobusi pa pasgjerë i linjës Q46 ishte shkatërruar i gjithi ashtu si dhe mikrobusi gri i parkuar, tha policia.
Ndikimin e përplasejes u shty nga një mikrobus i parkuar i cili duket se nuk është vrejtur mirë nga automjetet më të cilat, pastaj zingjir erdhën përplasjet, tha policia.
Aksidenti – që shkatërroi 18 automjete, pati vetëm thyerje xhamash dhe shtypje e deformime të metaleve mbrojtëse dhe zbukuruese të automjeteve të përmbysur mbi mikro busin të parkuar.
Zjarrfikësit kishin prerë me sharrë hekuri fletët e çelikut që të nxirrinin njerëzit  nga mikrobusi dhe kamioni me rimorkio por edhe nga autobusi. Të mbijetuarit kishin pësuar vetëm dëmtime të lehta, thanë zyrtarët e policisë.
Gjashtë vetë, sipas tyre duke përfshirë edhe shoferin mikrobusit që u bë shkaku kryesor i këtij aksidenti spektakolar , u dërguan menjëherë në spitalin më të afërt – North Shore Medical Center, si një masë paraprake, thanë zyrtarët e policisë së qytetit Queens.
Punëtorët e shpëtimit të ndihëms së shpejt, u tronditën se ndikimi, i aksidentit mund të kishte sjell tragjedinë, sepse siç thanë ata gjatë përplasjeve ishte goditur dhe rrëzuar për tokë edhe një shtyllë e tensionit të lartë , por për fat nuk mori jetën ndonjërit të përfshirë në këtë aksident.
“Vështirë të besohet se të gjithë dolën shëndosh e mirë jashtë  me vetëm lëndime të lehta nga ky aksindet i rëndë,” tha një burim i Zyrës së Zjarrëfikësve të New Yorkut,(FDNY) në skenën e aksidentit duke shpjeguar se “Kjo është një pamje e “egër”, dhe një mrekulli e vërtet.” tha zëdhënsi i Zyrës së Zjarrëfikësve të New Yorkut.

SHPËRNDAJE