Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja e rëndë është shënuar në hyrje të qytetit verior në urën e Bunës ku një makinë nga dalë nga rruga duke përplasur dy gra të cilat udhëtonin me biçikletë.

Viktima të aksidentit kanë mbetur drejtuesi i mjetit Glaser Zaganjori 21 vjeç dhe dy gratë që udhëtonin me biçikletë, Xhevahire Dibra 67 vjeç dhe Sabdere Belinova 59 vjeç ndërsa ka mbetur e plagosur një pasgjere e cila ndodhej në automjetin që u aksidentua.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHPËRNDAJE