E shtuna e sotme ka nisur me një tubim nga Aleanca Kuq e Zi në qytetin e Korçës. Drejtuesve dhe anëtarëve të kësaj lëvizje u janë bashkuar qindra simpatizantë, të cilët kanë protestuar para drejtorisë së policisë së këtij qyteti për arrestimin e Naum Dishos, që është dënuar me 1 vit burg për dhunimin e varrezave në Boboshticë.

“Arrestoni dhunuesin e varreve. Drejtësia e dënoi me burg Naum Dishon. Qeveria dhe Athina kanë bërë pazar për mosdorëzimin e kriminelit”, kanë thënë përfaqësuesit e Aleancës, të cilët kanë protestuar me parrullën: “Na kthe eshtrat, Gjeneral Berisha”. “Athina duhet të mos ndërhyjë në çështjet e drejtësisë shqiptare. Qeveria shqiptare dhe Athina duhet të dorëzojnë kriminelin”, thanë përfaqësuesit e Aleancës.
Sipas tyre, Qeveria ka bërë kompromise dhe trafik me eshtrat e të parëve.
Ndërkohë, në muajin prill Aleanca Kuq e Zi do të organizojë koferencën lokale në Korçë.

SHPËRNDAJE