Aleanca Kuq e Zi është shfaur para opinionit me një shqetësim të rrallë dhe të padëgjuar më parë, atë të martesës së vajzave nga Shqipëria me burra maqedonas. Një dukuri që sipas AK po con në humbjen e identitetiti kombëtar të këtyre grave.

Në një deklaratë për mediat, AK thekson se “sipas të dhënave te Aleancës KuqeZi Maqedoni vetëm gjatë gjashtë mujorit të pare të këtij viti janë zyrtarizuar 112 kërkesa për martesë midis femrave nga Shqipëria dhe meshkujve nga Maqedonia.

Prejardhja e femrave nga Shqipëria rezulton nga qytete si Tirana, Shkodra, Lezha, Dibra, Kavaja, Puka, Mirdita, Korça, Kruja dhe Burreli. Vajzat nga Shqipëria po martohen me shtetas maqedonas nga qytete lindore si Prile, Manastir, Radovish, Demor Hisar, Resnje, Ohër, Makedonski Brod, Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Të dhënat negative nga ky fenomen janë dy: E para femrat nga Shqipëria janë të moshave të vogla nga 18 deri në 25 vjec ndërsa burrat me të cilat ato martohen janë mbi 40 vjeç minimalisht e deri në 55 vjeç. Së dyti: sipas të dhënave që Aleanca KuqeZi disponon gjithçka është kthyer në biznes ku familjaret e vajzave shqiptare i këmbejnë ato me para por edhe bagëti me shtetasit e Maqedonisë. Këto të dhëna janë të tmerrshme kur i shton faktin se vajzat që martohen ndryshojnë kombësinë nga shqiptare në maqedonase, mësojnë maqedonisht dhe fëmijëve që vijnë nga martesat nuk i mësojnë gjuhën shqipe.

Aleanca KuqeZi apelon për dhënin fund të eksodit të martesa me sllavët e cila po shkon drejtë asimilimit të kombit shqiptarë tashmë jo vetëm në territorin e Maqedonisë por dhe përtej tij. I duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë martesave mbi baza interesi nga prindërit e vajzave shqiptare me meshkujt nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi”.

AK e auan këtë një sekanr ogurzi dhe deklaron se të gjithë ata që thurin këto plane anti-shqiptare nuk do t’ia dalin kurrë të asimilojnë kombin më të vjetër në Ballkan dhe Evropë as me martesa sekserësh dhe as me censuse të mafies bardh e blu.

/IDEA/

SHPËRNDAJE