???????????????????????????????Ngase kishte përvojë të madhe luftarake dhe ishte atdhetar i dëshmuem,  qeveria  shqiptare  e emroi Ajet Raincën komandant dhe përgjegjës  për vijën e frontit  Preshevë—Bujanovc , ai këtë sektor e mbrojti me trimat e tij deri në momentin e fundit, derisa  ishte e mundshme me trimni, heroizëm dhe sakrifica të shumta, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Komandant Rainca , përpos trimnisë dhe shkathtësve luftarake përdori edhe mençurinë për të  cilën do t’ia kishte lakmi çdo  oficer me akademi ushtarake. Këtu ma poshtë po japim  nji rrëfim të cilin e kam ndëgjue sa e sa  herë në odat e  burrave e i cili flet për nji fitore të shkëlqyeshme të  luftarëve shqiptarë nën komandën e Ajet Raincës.

Ishte vjeshta e vitit 1944, shqiptarët po i mbronin heroikisht kufijtë verilindor të
Shqipnisë  nga barbarët sllavë. Bigada e Ajet Raincës ishte vendosun në fushë përgjatë
hekurudhës dhe luftarët thoshin asokohe se ,,nji shin asht yni, nji i tyne” Në anën tjetër të vijës së  frontit ishin vendosun serbët dhe kishin kurdisun artilerinë e tyne. Gjatë gjithë ditës luftarët tanë po  ndërtonin istikame [llogore] dhe po i  përforconin pozicionet ndërsa komandanti mbikqyrte punën e tyne dhe jipte  vërejtje dhe udhëzime të  nevojshme . Para se të vinte mbramja çdo gja ishte gati dhe në rregull. Dita ishte e shkurtë dhe shumë shpejt ra muzgu . Kur u errësue mirë komandanti dha urdhën të  tërhiqeshin  100 e sa hapa mbrapa dhe të ndërtoheshin llogore të reja.

Kjo i hidhëroi bukur shumë luftarët;  disa banë mjaft zhurmë ndërsa disa të tjerë shfaqën
pakënaqësi të hapur. Gjatë natës filloi ndërtimi i pozicioneve të reja. Ende pa u nda nata e dita e ende pa dhanë ferk mëngjesi –gjëmoi kobshëm artileria serbe, këtë po e priste komandanti Ajet Rainca. Ai e dinte shumë mirë se ata gjatë ditës i kishin piketue pozicionet  shqiptare. Uluronin topat—bombardim i tmerrshëm dhe i pamëshirshëm ndaj pozicioneve të braktisuna, luftarët tanë po qëndronin në pozicionet e reja të lumtun dhe shumë të gëzuem, ata vetëm tashti po e kuptonin qëllimin  dhe madhështinë e urdhnit të eprorit të tyne. Mbasi u zdrit mirë—pushoi artileria serbe,  pritej sulmi i tyne dhe pikërisht këtë po e prisnin tashti luftarët tanë. Nuk vonoi shumë dhe sulmi filloi –barbarët vinin me zhurma e me sharje dhe fare të shkujdesun sepse ishin të bindun se aty nuk kishte mbetun kambë shqiptari, nuk e dinin ata se në anën tjetër ishte nji zog shqiptari që ,,e kishte mendjen femën” dhe se ai ,,ta lexonte letrën në xhep”.

Të gjithë tashti e mbanin gishtin në kambëz, skondat ishin shumë të gjatë, tepër të gjatë por pa u ndëgjue krisma e komandantit askush nuk guxonte të shkrepte—ky ishte urdhën . Ato skonda që zgjatën me vjet—kaluen, kur barbarët   ishin afrue bukur mirë –atëherë jehoi thekshëm pushka e komandantit, si rêja   (rrufeja)  në të kthjelltë e në  pikë të ditës  e në midis të verës…dhe o Zot  …tmerr… asnji i gjallë nuk mbeti –e kërkuen për qielli dhe e gjetën për toke. Luftarët shkuen dhe ua  mblodhën armët se këto u duheshin shumë ndërsa punën tjetër ua lanë korbave, egërsinave dhe shpendëve të malit .

Qamil S.Llashtica

SHPËRNDAJE