Résultat de recherche d'images pour "ajase zvicer shoqata"Bernë, 8 gusht -Asociacioni nderkombëtar i Gazetarëve Shgiptarë në Zvicër dhe Evropë (AIJASE- Association Interantional des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe”) dënon ashpër gjuhen kërcnuese te radhës te presidentit kosovar Hashim Thaci ndaj mediave shqiptare ne Kosovë, ne kete rast ndaj gazetarit të Kohës Ditore, Fitim Gashi, në konferencën e sotme për medie, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

 

Thaci me kritika e sulme ndaj mediave po demton demokracine, po i qet hije te zeze Kosovës

Etiketimi dhe diskursi i përdorur nga presidenti ndaj kolegut tone, për AIJASE është  papranueshëm dhe nuk i bene mire Kosovës ne rende te pare presidenetit ne kohen kur Kosova eshte ne fazen e integrimeve evropiane, qe siq e dine mire Thaci, për diktoret dhe armiqte e mediave nuk ka vend ne keto insiotucione nderkombëtare.

AIJASE me seli ne Zvicer kërkon nga presidenti Thaçi jo vetem te distancohet nga fjalimi i tij por edhe te kekroj flaje ndaj kolegeve te “Koha Ditore”  i cili etiketoi pabaza perfaqesuesit e mediave dhe të tregohet më i përmbajtur duke rrespektuar misonin e cmueshem të gazetarëve. Sipas AIJASE, Thaci me kritika e sulme ndaj mediave po demton demokracine, po i qet hije te zeze Kosovës.

Prandja,Asociacioni nderkombëtar i Gazetarëve Shgiptarë në Zvicër dhe Evropë (AJASE- Association Interantional des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe”) kerkon nga Thaçi t’mos flas me gjuhen e Vucicit ndaj mediave. Permendem Aleksader Vucic ndaj mediave, sepse edhe presidentit serb koheve te fundit eshte ne shenjester te akuzave te Reporters sans fronteieres përr shkak gjuhes se tij te ashpër ndaj gazetareve dhe mediave, sidomos te atyre mediave qe jane kritikues ndaj pushtetit, duke i akuzuat ata ose “spiun” ose “armiqe” (“Des journalistes se font traiter de “toxicomane”, d'”espion” ou d'”ennemi” dès qu’ils critiquent le parti au pouvoir du président Aleksandar Vučić. “), transmeton agjencia e lajmeve “Prsheva Jonë”.

Shoqata e gazetareve shqiptare ne Zvicer dhe Evropë (AIJASE) si partnere e  IFJ dhe Reporters sans Frontieres në Bruksel ka njoftuar keto organizata nderkombëtare per gjuhen e ashpër dhe kritikat e pa baze te presidentit Thaci ndaj mediave në Kosovë, nga te cilat pritet një reagim diteve te ardhshme, njofton ne fund agjencia e lajmeve “Prsheva Jonë”.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE