Amnesty International i ka bërë thirrje Serbisë për të ndalur dëbimet e dhunshme të romëve nga vendbanimet e tyre në Beograd dhe të parandalojë diskiminimin sistematik kundër tyre.

Në një raport të publikuar sot, AI pohon se disa nga familjet e dëbuara rome janë vendosur në kontejnerë metali në perfieri të Beogradit, të ndarë tërësisht nga pjesa tjetër e popullatës.

Në Serbi jetojnë rreth 500 mijë romë, rreth 7% e popullsisë së përgjithshme.

Shian Xhons, hulumtues i AI-së në Serbi ka thënë se autoritetet në Beograd, duhet të ndalin praktikën e deritashme të diskriminimit ndaj romëve dhe të përmbushin detyrimet ndërkombëtare që kanë.

SHPËRNDAJE