Ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari, shpreson se arrestimi i të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, Ratko Mlladiç, do të shënojë një fillim të ri për Serbinë.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Nismës për Menaxhimin e Krizave, president i së cilës është Ahtisari, ai thotë se “arrestimi i Ratko Mlladiçit shënon një fillim të ri në raportet e Serbisë me vendet e saj fqinje”.

“Shpresoj se do të mund të jemi dëshmitarë të një qasjeje të re drejt shtetit të pavarur të Kosovës”, ka thënë Ahtisari.

SHPËRNDAJE