Ahmeti:Serbia po e poshtron popullin dhe shtetin e Kosovës

Për kindapimin e dy policëve të Kosovës,“Serbia nuk po ndryshon qasjen ndaj Kosovës si dhe po e poshtron në mënyrë të vazhdueshme shtetin e Kosovës, institucionet dhe qytetarët e saj”ka thënë përfaqësuesi i Lëvizjes së Vetëvëndosjes Shpend Ahmeti në një konferenc për medie të mbajtur sot.
Shpend Ahmeti nga lëvizja Vetëvendosje pohoi se e tërë kjo që po bëhet është edhe një “shpërblim” për dialogun.Pra situata e krijuar së fundi dhe arrestimet që kanë ndodhur, poshtërimet që po i bëhen institucioneve të vendit dhe popullit të Kosovës.Më tej Ahmeti ka theksuar se :Reagimi i Qeverisë ndaj këtij arrestimi dhe pohimet e tyre se kjo ka të bëjë me fushatë zgjedhore në Serbi dhe se Daçiqi është shok i Millosheviqit, e quan reagim të ngjashëm me reagimin e ndonjë organizata joqeveritare, apo opinion të ndonjë analisti. Qeveria sipas Ahmetit duhet të marrë vendime dhe t’i kundërpërgjigjet këtyre veprimeve të Serbisë, me ndërprerje të dialogut dhe moszbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tani me Serbinë.
“Nuk mund t’i quajmë ndryshe, pos mos ndryshim i qasjes së Serbisë ndaj Kosovës dhe poshtërim i institucioneve, shtetit, Republikës dhe popullit të Kosovës. Në fund të fundit ne e kemi quajtur këtë si ‘shpërblim’ për dialogun. Sepse Serbia jo vetëm që nuk ka ndryshuar qasje ndaj Kosovës, por kohëve të fundit vetëm sa është trimëruar për shkak të koncensioneve, që ka bërë Qeveria e Kosovës, për shkak se i kemi hequr Republikën, e kemi qit fusnotën dhe tash ata po e shohin se me status të kandidatit janë më të fortë dhe do të vazhdojnë të na poshtërojnë. Nuk bën të relativizohet çështja të quhet Daçiqi shok i Millosheviqit, apo po e bënë për fushatë zgjedhore, por kjo është se republika e Serbisë, ky është ministër i Punëve të Brendshme, i cili në emër të shtetit të Serbisë i ka bërë këto arrestime”, pohoi Ahmeti.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni