Ahmeti prap në qeveri me Gruevskin

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe VMRO-DPMNE-ja, arritën marrëveshje për koalicion në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë në Maqedoni. Marrëveshja është arritur pas takimit mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Sipas burimeve të larta të BDI-së, partia e Ali Ahmetit në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë do të udhëheqë me pesë ministri dhe 2 zëvendëskryeministra, atë për eurointegrime dhe zëvendëskryeministrin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Mediet raportojnë se, partia shqiptare në këtë mandate do të udhëheqë me Ministrinë e Mbrojtjes, atë të Drejtësisë, të Pushtetit Lokal të Ekonomisë dhe Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Marrëveshjen për koalicionin e ka miratuar Kryesia Qendrore e BDI-së, në një takim urgjent i cili ka zgjatur deri në orët e vonshme.

Në këtë takim lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti ka informuar kryesinë Qendrore me rrjedhën e bisedimeve, ndërsa në seancën e radhës kjo parti do të vendosë edhe për emrat të cilët do të udhëheqin me këto resorë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni