Reagimi vjen nga dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

http://www.botasot.info/img/ali-ahmeti.jpgLidhur me ofendimet e shpeshtuara antishqiptare në Maqedoni, ka reaguar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ai ka tërhequr vëmendjen se fyerjet raciste mund të shkaktojnë situatat të tensionuara ku do të pësojnë të gjitha palët.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen dhe nuk duhet të tolerohet që të fyhen simbolet kombëtare, pavarësisht komunitetit që i takojnë. Nuk duhet të tolerohet që të bëhen fyerje fashiste, nuk duhet që stadiumet të shndërrohen në arena ku demonstrohen ndjenja anti-komuniteteve, kështu që të gjithë maksimalisht duhet të kontribuojnë që rinia jonë të mos ushqehet me pikëpamje të tilla”, është shprehur Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së .

Këto paralajmërime Ahmeti i bëri pas takimit me ambasadorin amerikan në Shkup, Pol Volers. Temë kryesore e takimit ka qenë situate politike në Maqedonia por edhe situata në Kosovë.

“Biseduam për situatën politike në vend, për situatën në rajon, çështja e emrit dhe veriun e Kosovës. E sigurova ambasadorin se komuniteti shqiptar është pro frymës dhe anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Sigurova ambasadorin se maksimalisht do të punojnë që të këtë klimë më të mirë në drejtim të zgjidhjes së çështjes” tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Në ndërkohë banorë të zonave kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës në Malësinë e Sharrit, janë ankuar se mbi fshatrat e tyre janë shpeshtuar fluturimet e helikopterëve. Këto informata janë përgënjeshtruar nga zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski. Ai ka thënë se për momentin nuk është rritur niveli i sigurisë i policisë së Maqedonisë në kufirin me Kosovën.

SHPËRNDAJE