Agron Selimi si cdo i ri Kosovarë, në kohën e regjimit u detyrua që të ikë nga shërbimi ushtarak dhe të marrë rrugën e mërgimit dhe arsyet kanë qenë të njëjta si te shumica e shqiptarëve që kanë lënë Kosovën ato kohra, e para për të mos u bërë argat i armikut dhe e dyta për një mirëqenjë më të mirë për vete dhe familjen. Një djal punëtor dhe i qetë Agroni menjëherë ishte punësuar në aeroport ku punoi për pak vite dhe filloi të merret me aktivitete biznesore.

 

 

Duke pas parasyshë se ishte sportistë, apo konkretishtë futbollistë, Agroni u angazhua në futboll por të njëjtën kohë edhe organizimet i shkonin për dore, madje më vonë organizimi i ndonjë aktiviteti kulturoro-sportivë në Gjenevë por edhe në Zvicërr, pa prekjen e dorës së Agornit nuk e kishte atë shkëlqimin e merituar. Edhe pse ishte integruar në shoqërinë zvicerrane, në vitin 1998 kur atdheut iu deshtën djemt më të mirë të tij, Agroni me dajën Fenzi niset për në Shqipëri për tiu përgjigjet asaj thirrje, i gatshëm për të kontribuar fizikisht. Pas luftës, Agroni filloi të merrej i pari me organizimin e eventit të përgjedhjes së bukurisë Shqiptare vitin e parë në Zvicër në Qërshor 2002 në qytetin e Lozanës e më pas edhe në Kosovë ku mori licensën e “MISS UNIVERSE”dhe sic e dim të gjithë në shtator të vitit 2002, përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës e Kosovës u organizua “Miss Universe Kosova” ku vajza e përzgjedhur Njomza Rozhaja ishte vajzae parë më e bukur kosovare e përzgjedhur e Kosovës së pasluftës.

 

Me organizimin e eventit të bukurisë shqiptare z. Selimi është marrë deri në vitin 2014 ndërkohë që nuk ka ndalur se kontribuar për Kosovën në aspektin sportivë tanime. Në janar të vitit 2014 pasi që Federatës së Futbollit të Kosovës iu lejua nga FIFA që të luaj vetëm ndeshje miqësore, Agroni menjëherë u angazhua përmesë miqëve të tijë personal që të aranzhojë miqësoren e parë të kombtares së Kosovës ku edhe e organizoi atë kundër HAITIT më 5 Mars 2014, ndeshje kjo e cila i pati bërë krenarë një popull të tërë, pasi që dal ngadal Kosova po e zënte pozitën e saj të merituar edhe në arënen sportive.

z. Selimi për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë” flet edhe për vështirësitë në fillim e më pas edhe kënaqësitë që ka përjetuar gjatë organimit edhe të miqësoreve tjera të përfaqësueses së Kosovës duke filluar nga , Turqia, Omani, Senegali në stadiumin e Gjenevës, atë miqësoren e famshme Kosovë-Shqipëri dhe disa ndeshje tjera.

 

Agroni sa i përketë sportit e sidomos futbollit i cili tek shqiptarët është në ngritje konstante, thotë se së shpëjti Kosova do të ketë përfaqësuesen më të mirë në Ballkan por mbase edhe më gjërë, ku siguron se yje të reja janë duke u ngjitur dhe së shpejti priten të dalin mbi sipërfaqe, e që beson fort se do të zgjedhin Kosovën për ta përfaqësuar.

Në aspektin e jetës private, Agroni është një gjentëllmen, biznesmen dhe humanistë i shquar, mik i dashur dhe familjar i përkushtuar ndaj gruas dhe dy djemve të tij, ai momentalishtë vepron me një restoran luxoz pjesë e “STALING HOTEL” në qendër shumë të frekuentuar të Gjenevës “La Voglia” në të cilin ka investuar rrethë 1 milion franga zvicerrane, e që mysafirët e klientët e këtij restorani me knaqësinë më të madhe mund të shijojnë ushqimet nga kuzhina e famshme italiane.

SHPËRNDAJE