AGNESA: I dashuri im mund të jetë edhe nga Presheva…

AGNESA VUTHAJ:  I dashuri im mund të jetë edhe nga Presheva, por të flas shqip dhe të jetë trim ! 
Agnesa Vuthaj nuk po ja lëshoka rrugën Angelina Jolie apo Sofia Loren ishte ky  mendimi i disa kolegëve, gazetarë ndërkombëtar të njohur të stilizmit dhe bukurisë më mediat botërro në Gjenevë kur panë fotot e fotomodeles sonë, bukurshes ng Kosova Agnesa Vuthaj Karrierëne saj Agnesa e nisi fillimsiht me “Miss Peja” , pastaj në vitin 2003 në “Miss Kosova”, në vitin 2004 në “Miss Albania“, pastaj e kam përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Bota dhe në “Miss Univers“.  Pra “Miss Bota“ është mbajtur në Kinë kurse “Miss Univers“ në Tailandë. Kam vazhduar edhe në aktivitete tjera të modes dhe bukurisë për një kohë goxha të gjatë në Dubai ,e kam përfaqësuar edhe Lindjen e Mesme në një konkurs modelesh “Top Model of the World“ në vitin 2007,kurse tani merrem me organizimin e spektaklit të bukurisë  “Miss Kosova“…

 

Prishtinë, 26 prill

 

Presheva Jonë : Atëherë zonjusha Vuthaj na jepni fillimisht letërnjoftimine juaj, nga mbimri duket të jeni nga Vuthaj apo  ?

 

AGNESA VUTHAJ : Jo, jo s’jam nga Vuthaj, por nga Istogu i Kosovës.  Por mbiemrin Vuthaj na ka mbetur nga Vujthajt e Malit të Zi pasi që familja ime e ka origjinën  nga atje kanë ardhur moti kohë më parë. Kam nënën dhe jemi pesë fëmijë, pra tri motra dhe dy vëllezër.

 

 

KETU POSHTË KEMI DY FOTO TË AGNESËS E DY TË ANGELINA JOLIE. PAK SI VËSHTIRË DHE PROBLEM ME JA QELLUE CILA, CILA ËSHTË ?


Në pallatin e OKB-së në Gjenevë derisa përgatitja intervistën e radhës me bukrushen tonë Agnesa Vuthaj, në ekran të ordinatorit kishin mbetur fotot e saj dhe papritmas disa kolegë, gazetar botëror mu drejtuan me fjalët se mos kam bërë intervistë me Angelina Jolie, tjetri jo nuk është ajo por Sofia Loren kur ka qenë e re…Unë ju përgjigja shkurt “kolegë të nderuar, mos  ju ardht mërzi nuk është as Sofia e as Angelina, por “angelina” jonë e Kosovës me emrin Agnesa Vuthaj e cila ka marrur disa tituj si miss, bukuroshe jashtë Kosovës, në mbarë botën..”..Ata mbetën të mahnitur dhe gojhapur  me bukrinë saj magjepse…

 

 

 

Presheva Jonë : Ku kanë qenë performancat tua, ku e ke prezantuar bukurinë shqiptare apo më mire me thënë kur dhe si ka nisur karriera e juaj  ?

 

AGNESA VUTHAJ : Unë fillimisht kam filluar me “Miss Peja“, pastaj në vitin 2003 në “Miss Kosova“, në vitin 2004 në “Miss Albania“,pastaj e kam përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Bota“ dhe në “Miss Univers“.  Pra “Miss Bota“ është mbajtur në Kinë kurse “Miss Univers“ në Tailandë. Kam vazhduar edhe në aktivitete tjera të modes dhe bukurisë për një kohë goxha të gjatë në Dubai ,e kam përfaqësuar edhe Lindjen e Mesme në një konkurs modelesh “Top Model of the World“ në vitin 2007,kurse tani merrem me organizimin e spektaklit të bukurisë “Miss Kosova“

 

 

Presheva Jonë: Keni mbaruar dy fakultete, jeni përcaktuar të n djekni një priofesion poas aktivteve me bukrisnë dhe Miss-at ?
AGNESA VUTHAJ: Ndermjet Komunikimit Masiv dhe Shkencave politike, dy fakultete qe i kam studiuar me shume kenaqesi, secila nga keto profesione do te ishte ideale per mua, megjithate karriera ne fushen e bukurise po me mban akoma peng… per momentin me shume e shoh veten ne art, prezantim, mode, menaxhim e organizime bukurie.

 

Presheva Jonë: Kemi sot në institocionet tona femra që merren politkë t’mos them me dytë shkollë, por me gjimnaz. Ju meqë keni shkencat poltike për marëdhnie ndërkombëatre,  keni  provuar  veten në  politikë apo dioplomaci , art dhe menaxhment. Ku ndiheni me e aftë dhe më  komode?
AGNESA VUTHAJ: Kur ja del me bukri sigurisht me poltike”apo me diploamci ja del ma lehtë. Sespe bukuria nuk fitohet por jepet dhe ruhet, ndërsa tjerat mund të fitohen dhe humben. Skurt, mund të them se  jam ndjere mire ne politike, por artin e kam pasion dhe me pelqen te menaxhoj aktivitete artistike, bukuria, sharmi…më duket më të sinqerta…

 

 

Presheva Jonë : Cili është mendimi juaj për femërn shqiptare, Ajo sa është e inkuadruar në jetën shoqërore, politike ?

 

 

AGNESA VUTHAJ : Mendoj se femra shqiptare në krahasim me kohërat e mëparshme është shumë më e inkuadruar se sa në kohët e shkuara megjithse gjithmonë ka vend për të bërë më mirë. Një fakt I rëndësishëm që e tregon një gjë të tillë është edhe ajo se tani më ne të parën e shtetit pra presidencën e ka në dorë një femër, pra znj.Atifete Jahjaga,pastaj kemi minister e edhe nëpër pozita tjera të larta kemi mjaftë femra, duke mos harruar ketu znj.Topalli e deri tek Nënë Tereza e Teuta..pra secila me profesion të vet por nuk ju ka mungura as bukuria.

 

 

 

Presheva Jonë : E dimë se jeni e angazhuar nëpër aktivitete të ndryshme nëpër organizata jo-qeveritare cili është aktiviteti juaj ?

 

 

AGNESA VUTHAJ : Me aktivitet të ndryshme nëpër organizata jo-qeveritare unë jam marrur qysh në moshën 16 vjeqare ,me kryqin e kuq e organizata tjera. Tash së fundi e kam formuar Organizatën time Jo-qeveritare  ku merremi me qështje të bukurisë, ruajtjen e ambientit si dhe aktivitete të ndryshme humanitare.

 

 

 

Presheva Jonë : A keni menduar ndonjëherë të jeni këngëtare, aktore, gazetare apo diqka tjetër ?

 

 

AGNESA VUTHAJ : Për këngëtare asnjëherë pasi që nuk më shkon zëri këtë gjë kurr se ka provuar e nuk e  kam menduar, sa I përket  gazetarisë më shkon për dore pasi e dua ket profesion dhe pasi që përveq shkencave politike e kam studiuar edhe komunikimin masiv dhe gazetarin në AAB, kurse me aktrim jam angazhuar në disa filma një në Shqipëri e një në Kosovë megjithëatë më së miri veten e gjejë në spektaklet e bukurisë.

 

 

 

Presheva Jonë : Si i ka punët me dashuri Agnesa, a jeni e dashuruar, vuan për dikë, apo dikush vuan për ty ?

 

AGNESA VUTHAJ : Unë deri sot kam pasur shumë angazhime jashtë dhe Brenda vendit dhe të them të drejtën është mjaftë e vështirë që të keni një lidhje kur jeni kaq shumë e angazhuar.  Mendoj se për një lidhje të sinqert njeriu ka nevojë për më shumë përkushtim dhe afërsi. Para siq e po e vërnei se ende eas nuk jam e dashuruar e as nuik vuaj…Se është duke vuajtur duikush për mua ende nuk di…

 

 

 

Presheva Jonë :  Cilat janë kushtet të cilat duhet ti plotësojë një mashkull që donë ta ketë afër vetes Agnesën ?

 

 

AGNESA VUTHAJ : Nuk mund të them se kam shumë kërkesa,mendoj se kur ta takoj duhet ta dijë që ai është personi i duhur, Patjetër qëndroj tek ajo se duhet të jetë shqiptarë e pastaj sigurishtë se duhet të jetë i shkolluar, I lexueshëm, i kuptueshëm që të përshtatemi,  Profesioni as origjina gjografike nuk ka aq rëndësi

 

 

 

Presheva Jonë : A merreni me shkrime dhe qka shkruani ?

 

AGNESA VUTHAJ : Po ,merrem me shkrime,shkruaj më shumë prozë më pak poezi. Jam duke i ruajtur shënimet dhe së shpejti mendoj ta publikoj.

 

 

 

Presheva Jonë : Keni shëtitur mjaft nëpër botë. Cilin kontinent që kemba juaj  nuk e ka shkelur ende ?

 

AGNESA VUTHAJ : Nuk di ku nuk  kam qenë,  si duket më ka mbetur  vetëm  Australia. Kismet edhe atje do t ja shkepi ndonjë ditë në një mison.

 

 

Presheva Jonë :  Thatë, vetëm Australinë, po ju keni vizituar Preshevën ?

 

AGNESA VUTHAJ :  Austarlia vërtë larg, kurse Preshvea vetëm dy hapa vend. Por nganjëherë disa vende demokartike ku nuk cenohet lëvizja e lire është shumë më afër

edhe pse larg me kilometra, sepse ndonjë vend diktatorial, regjim i cili ndjek vazhdimisht shqiptarët dhe për shkak vizave dhe këtyre mureve të Berlinit, Presheva jonë më ka mbetur ende fatkeqësisht pa e vizituar nga trojet tona shqiptare.  Kisha pas shumë dëshirë të vijë dhe me gjithë dëshirë do të orgnaizojë ndonjë  evenemnt bukurie, pse jo edhe për `Miss Kosova“ kur e di se edhe atje atje ka vjaza shumë të bukura, sikur t’mos ishte kështue ne nuset nuk  kishim marrur n ga atje. Në nga Kosova nuk marrim nuse të këqija ha ha, ha…

 

 

Presheva Jonë : Po mirë de u muarëm vesh, vec mos harro se edhe djem të kqija s ‘kemi atje edhe ne kemi nuse nga Kosova, bile Preshva Me Kosovën për nga dashuria, martesat janë inicitivat  epara për bashkim kombëtar. Ju, Agnesa  a mund ta bëni ketë bashkim kombëtarë, të jesh edhe  nuse e Preshevës, ska problem për ty jo ?

 

 

AGNESA VUTHAJ : Nëse ia mban vetes ai djal shqiptar dhe trim pse jo (thotë duke qeshur :D ). Por, pa u bërë shengeni dhe pa u hjek polisat dhe 60 euroshi se kam ndërmend me u bërë nuse as e  Preshevës e as e Kosovës. Cifti duhet të lëviz lirshëm…në tokat e veta etnike…

 

 

Presheva Jonë: Lexuam dikah se ju nuk mbani mend kur keni bërë sex ?

 

AGNESA VUTHAJ : Eh.. ato janë shkrime të gazetarëve, tituj interesant

 

Presheva Jonë : Po mire, cila është historia e atij italianit signore Simone të “Dancing With The Stars“ ?

 

AGNESA VUTHAJ : Aty nuk ka pasur histori, thjesht ne kemi qenë vallëtarë, kemi vallëzuar bashkë dhe kaq, kjo ka qenë e gjitha. Nëpër spektakle të tilla gjithmonë ka thashethëme, kjo me neve dyve ka ndodhur mbase pasi që vetëm ne kemi qenë single, të pa fejuar apo martuar dhe na e ngjitën :D .


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni