Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve në Bruksel kanë kërkuar që specialja të përfshijë edhe me vrasjen e gazetarëve në Kosovë

 

Mos përmendja e vrasjes së dy gazetarëve të gazetës “Bota sot” në raportin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, është e papranueshme dhe e qëllimshme.
AGK sikur shoqata serbe, nuk i përmendi vrasjet e gazetarëve shqiptare

“AGK duhet të jetë e pavarur dhe në raportin e saj për lirinë e mediave. Mos përmendja e vrasjeve të gazetarëve të “Bota Sot” është dashakeqësi. Si i tillë ky raport nuk është real, prandaj nuk pasqyron gjendjen faktike të gazetarëve”, thotë për “Bota sot” analisti Faton Mehmeti. AGK sikur shoqata serbe, nuk i përmendi vrasjet e gazetarëve shqiptare, derisa organizatat nferkombëtare (IFJ dhe Reportes SF) kerkojn zbulimin vrasesve, ka shrkuart agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Zyrtarët e IFJ, Reporters sans Fronitieres dhe AJASE në Bruksel janë të shqetësuar për heshtjen dhe  shprehin habinë se si RTK tashme e njohur si një TV i Hashim Thaçit si dhe shoqatat e gazetarëve në Kosovë kanë reaguar shpesh për kërcënime të gazetarëve, fyerje apo tentim-vrasje, por jo edhe për atentatet, vrasjet e tyre?!, njofton agjencia me lajmeve “Presheva jonë” nga Brukseli.

Këtë e dëshmojnë edhe  përfaqësuesit e këtyre organizatave ndërkombëtare ne Bruksel, të cilët kanë konfirmuar se për këto vrasje të gazetarëve, asnjë reagim e asnjë letër nuk kanë marrë nga Kosova?!  Se është kjo nga frika apo dijnë më shumë, ja se çfarë thonë ato më poshtë në reagimet e këtyre asociacioneve botërore.

 

Brukseli: Mos arrestimi i vrasesve të gazetarëve ne Kosovë nga policia, frikë nga mafia, jane te korruptuar apo solidarizim ne kriminelët! 

«Për IFJ ne Bruksel shqetësuese mbetet liria e shtypit në Kosovë, sidomos vrasjet dhe kercnimet e vazhdueshme të gazetarëve, cka policia vendore dhe EULEX-i duhet të beje me shume, të identifikojë autorët dhe të japë dënimin e merituar. Ndryshe, mos arrestimi i tyre mund  te kuptohet firjke nga mafia, jane te korruptuar ose solidarizohen me kriminelët që do të inkurajonte, trimëronte kërcënuesit dhe vrasësit e tjerë në rajon». Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve «Presheva jonë» z. Ernest Sagaga, shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropën me seli në Bruksel.

Zyrtrai i IFJ z. Sagaga ne vazhdim ka dënuar ashpër edfhe gjuhën fyese të mediave serbe ndaj shqiptarëve, gjuhe kjo e cila nuk i bën mirë vet Serbisë e cila pretendon t’i bashkangjitet familjes së madhe Evropiane BE-së.

Kosova, Serbia, Maqedonia janë radhitur shumë poshtë ne lista sa i përket lirisë së mediave. Liria e shtypit viteve të fundit ka rënë, sidomos ne Ballkan, në nivelin më të ulët ne vendet e BE-së, eshte ky konstatim jo vetëm i AJAE por edhe i Federatës Ndërkombëare të Gazetarëve si dhe organizatave tjera botërore që veprojnë në favor të lirisë së shtypit. Sipas raporteve te IFJ, Reporters sans Frontieres dhe AJASE (Asociacionit të Gazetarëve Shqiptare në Zvicër dhe Evropë) në Kosovën e pas luftës ka pasur mbi 200 kërcënime dhe 4 gazetarë te vrare, kryesisht te “Bota Sot” (Enver Maloku, Xhamajl Mustafa, Bekim Kastrati dhe Bradhyl Ajeti) por sot e kësaj dite pervec deklartaatve “të ashpra” askush nuk eshte arrestuar për keto akte kriminale.

 

Organizata dnerkombëtare te gazetarve ne Bruksel kanë kerkuar qe specialja te perfshijë edhe me vrasjen e gazetareve në Kosovë

IFJ dhe organiza tjera nderkombëtare kane pohuar se është kerkuar nga  specialja per krime ne Kosovë te merret jo vetëm me krimet dhe vrasje te kundershtarëve politik te arkitketit të pamvaresisë së Kosovës dr.Ibrai Rugovës, pore edhe për  likuidimin  e gazetareve shqiptarë në Kosovën e pas luftës.

Zyrtaret e IFJ, Reporters sans Fronitieres dhe AJASE ne Bruksel janë të sheqetsuar per heshtjen dhe  shprehin habine se si RTK tashme e njohur si një TV i Hashim Thacit si dhe shoqatat e gazetareve në Kosovë kanë reaguar shpesh për kercnime te gazetareve, fyerje apo tentim-vrasje, por jo edhe per atentatet, vrasjet e tyre?! Këte e dëshmojne edhe  perfaqësuesit e këtyre organizatave nderkombëtare ne Bruksel, te cilet kane konfirmuar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se per keto vrasje asnje reagim as leter nuk kane marrur nga Prishtina ?!

Sipas drejtueses së IFJ dhe Reporters sans Fronitieres mediat ne ballkan duhet t’i permbahen kodeve dhe antologjise se gazetaraise profesonale sipas standardeve evropiane, ne te kundertën dëshmon se në disa media mungon jo vetëm e profesionalizmi, por se në ato vende ndihet edhe mungesa e funskionimit të shtetit juridik , institucioneve demokaratike. Sikur të mos ishte kështu sigurisht as Kosova e as Serbia nuk do të radhiteshin në vendet e fundit të listave të vendeve botërore mbi situatën e mediave”.

 

SHPËRNDAJE