Preshevë, 1 qershor – Këshilli për të Drejtat në Njeriut në Preshevë ka protestuar sot për shkak të marrjes në polici të kryetarit të kësaj OJQ-je, Belgzim Kamberit, në bisedë informative në stacionin e policisë, njofton FoNet. Kryetari i KDNJ-së në Preshevë, Kamberi, u thirr në polici për shkak të një tubimi të mbajtur më 10 dhjetor 2010 për shkak të mosnjohjes së diplomave të Kosovës nga Serbia.

“Në këtë marsh paqësor, kanë marrë pjesë 5 mijë qytetarë, që ishte organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjin dhe me mbështetjen e rreth 50 organizatave relevante joqeveritare në Serbi”, thuhet në komunikatën e Këshillit preshevar për të Drejtat e Njeriut.
Në komunikatë theksohet se gjatë bisedës informative, siç e ka quajtur policia, që është zhvilluar 6 muaj pas protestës, Belgzim Kamberi është informuar se dyshohet për vepër penale “cenim të prestigjit për shkak të përkatësisë racore, besimit, të kombit dhe të përkatësive të tjera”, meqë kishte afishuar bilbordin me emrin e ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe pakica, administratë shtetërore e lokale dhe të kryetarit të trupit koordinues për jugun e Serbisë, Millan Markoviqin. Këshilli për të Drejtat e Njeriut konsideron se nuk ka bazë juridike për hapje të procedurës.

SHPËRNDAJE