Agim Shahini: Projekti kombëtar i Prizrenit pretendon të furnizojë me produkte vendore mbi 10 milionë shqiptarë

100 bizneset e regjionit te Prizrenit ne projektin Kombetar

Gjatë prezantimit të “Javëve të Biznesit Kombëtar”,  kryetari i AKB-së, Z.Agim Shahini tha se ky projekt ka disa synime madhore, sic është promovimi i bizneseve vendore, krijimi i një tregu me shkëmbime tregtare të larta mes shteteve që banohen nga shqiptarët dhe jo vetëm, si dhe ofrimi i produkteve vendore për një popullsi prej më shumë se 10 milion shqiptarë.

Aleanca Kosovare e Biznesev ka prezantuar sot në Prizren përpara bizneseve projektin “Javët e Biznesit Kombëtar”.  Nënkryetari i komunës së Prizrenit gjatë hapjes së këtë aktiviteti e ka përshëndetur nismën e AKB-së ndërsa ka thënë se është një kënaqësi që në Prizren pret sot zyrtarët e AKB-së, Ministren e tregtisë dhe industrisë Znj.Mimoza Kusari Lila si dhe përfaqësues të bizneseve të rajonit të Prizrenit.

Gjatë prezantimit të “Javëve të Biznesit Kombëtar”,  kryetari i AKB-së, Z.Agim Shahini tha se ky projekt ka disa synime madhore, sic është promovimi I bizneseve vendore, krijimi I një tregu me shkëmbime tregtare të larta mes shteteve që banohen nga shqiptarët dhe jo vetëm, si dhe ofrimi I produkteve vendore për një popullsi prej më shumë se 10 milion shqiptarë. Shahini bëri prezent gjithashtu aktivitetet që do të mbahen në kuadër të këtij projekti ndërsa potencoi faktin se në Prizren në kuadër të “Javëve të Biznesit Kombëtar”, me datë 10 qershor do të organizohet një aktivitet në nder të Lidhjes së Prizrenit.

Zv.Kryeministrja, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, u shpreh se ky projekt është një iniciativë shumë e mirë dhe e qëlluar nga ana e Aleancës Kosovare të biznesit. Ajo shprehu gadishmërinë për mbështjetjen e aktiviteteve që mbahen në kuadër të këtij projekti, ndërsa theksoi se qeveria e përkatësisht ministria që ajo drejton do të mundohet të lehtësojë sa më shumë të jetë e mundur, hapësirën për të zhvilluar biznes në Kosovë dhe për tju ofruar më shumë mundësi investimeve të huaja. Kusari-Lila foli gjithashtu dhe për rëndësinë e këtij projekti si dhe dëshirën për të krijuar një treg të fuqishëm rajonal me prodhimet shqiptare.

Gjatë prezantimit të këtij projekti të rëndësishëm mbarëkombëtar, biznesmenë të ndryshëm gjatë diskutimit e vlerësuan lart këtë iniciativë ndërsa drejtuan pyetje për kryetarin e AKB-së, Z.Agim Shahini dhe Ministren e MTI-së, Znj.Kusari Lila, duke pyetur për pengesat që po hasin gjatë afarizmit të tyre.

Z.Shahini dhe Znj.Mimoza Kusari-Lila u janë përgjigjur pyetjeve duke u munduar tu sqarojnë sa më mirë cdo problem që këta biznesmenë po hasin.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni