SHAHINI: AKB sot gjithsesi në Preshevë, ndryshe pa Luginën as projekti nuk do të quhej “Javët e biznesit kombëtar“

INTERVISTË EKSKLUZIVE: Taksta dhe polisat goditje e dyfishte për shiptarët, sepse ato jo vetëm që  kanë dëmtuar popullatën e Luginës së Preshevës, por edhe Kosovën, sidomos Gjilanin, për shkak se ata biznismenë apo tregtarë janë larguar dhe janë kthyer  kah Kumanova e Maqedoni. Prandaj, Prishtina zyrtare duhet të mendoj dhe rishqyrtojë këtë marrëveshje për t’mos dëmtuar vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës.. » ka deklaruar në intervistën ekskluzive për agjencinë informative « Presheva Jonë »  z.Agim Shahini, kryetar i AKB-së i cili sot gjendet  në Preshevë për një vizitë një ditore në kuadër të projketit « Javët të biznesin kombëtar ».

 

 

 

Preshevë, 5 mars

Presheva Jonë : Z.Shahini, para se të bëjmë fjalë për vizitën e sotme në Preshevë, e nisim bisedën me një lajm të mirë nga Brukseli për Kosovën.  AKB , bëhet anëtare e Rrjetit Global Ekonomik. Cka don të thotë kjo për Kosovën ?

 

AGIM SHAHINI : Po, nga dje Aleanca Kosovare e Bizneseve, bëhet anëtare e Rrjetit Global Ekonomik (KEN), me ç’rast ekonomia dhe biznesi vendor, tash e tutje do të ketë qasje dirkte në shumë fonde të Bashkimit Evropian. Ky hap drejt Brukselit apo Brukseli më afër Prishtinës është një sukses për vendin tonë, sidomos për biznesin dhe zhvillimin ekenomik të vendit tonë.  Morëm një informatë të rëndësishme që në Bruksel janë mbi 3500 zyre për lobim dhe Kosova aty nuk ka zyre. AKB është shumë e interesuar të jetë atje me biznese, me ekonomi dhe me politikë, në mënyrë që të ipet një imazh edhe më i mirë për Kosovën. Të ndryshojë mentaliteti evropian për Kosovën. Por njëkohësisht të thith nga fondet e ndryshme, të cilat janë të shumta, e tek të cilat për fat të keq Kosova nuk i shfrytëzon shumë këto fonde për arsye të ndryshme. Prezenca e Kosovës në Bruksel, është shumë e rëndësishme edhe me forma tjera ekonomik. BE ka mbi 50 miliardë euro fonde për inovacion, mbi 19 miliard për edukim dhe 3 mijë e 500 zyra lobimi. Kosova, duhet të jetë pjesë e shfrytëzimit të këtyre fondeve. Në këtë drejtim, AKB-ja nga dita e sotme do të ketë qasje pjesërisht në disa fonde pasi u anëtarësua në KEN.

 

 

Presheva Jonë : Z. Shahini meqë jeni drjetues i AKB-së cfarë mund të na thoni për situatën aktuale në Kosovë e kam fjalën atë të në fushën e biznesit.. Kosova, duket  sa ja ka pa « hajrin » po aq edhe sherrin marrëveshjeve të fundit të Prishtines me Beogradin. Sipas jush pos reciprociteti politik mes Kosovës dhe Serbië, duhet të egzistojë edhe reciprociteti në biznes ?

 

AGIM SHAHINI: Ne e kemi përshëndetur vendosjen e masave të reciprocitetit dhe është një fakt dhe një e vërtetë e pamohueshme se bizneset kanë parë rritje të prodhimit dhe shitjes gjatë vendosjes së masave të reciprocitetit. Përsa i përket marrëveshjeve të fundit, ne si aleancë e biznesit nuk mund të paragjykojmë dhe njëkohësisht nuk mund të komentojmë shumë  vendimet politike, por pasi që  këto janë të ndërlidhura ngusht me ekonominë  kosovese dhe e ardhmja e saj drejt integrimev e BE-së dhe si e tille mbete per te shpresue si hap i domosdoshem per te ec Kosova drejte perfaqësimeve dhe anëtarsimeve neper mekanizma te ndryeshem nderkombetar. Ajo që ne shpresojmë është se pas këtyre marrëveshjeve apo sicc po quhen konkluzione, ne presim që të mos ketë bllokada nga ana e Serbisë për eksportin e mallrave të Kosovës për në Serbi dhe për në Evropë presim liberalizimin e vizave por edhe shtrirja e autoritetit shtetror ne ter teritorin e koosoves dhe shperndarja e strukturave paralele dhe heqja e bllokadave ne veri per te cilat sot shmë pak flitet, për t’mos thënë fare.  Ndërkohë përsa i përket situatës ekonomike në Kosovë, mund tju them se nuk është e mirë dhe ekonomi kosovare e ka perciell nje fate jo i mire qe nga viti 1990 represioni,1998-99 lufta,2000-2007 politika tregtare jo te mira dhe  tranzicioni jo efikas,2008 -2010 kriza globale e nga viti 2011 edhe kriza e eurzones  e kjo sigurisht është  si pasojë e krizës që ka kapur mbarë evropën  dhe diaspore tone dhe kjo ka ndikuar edhe në Kosovë. Gjithsesi qeveria ka marrë disa masa pozitive dhe njëkohësisht ne si aleancë e biznesit kemi dërguar vërejtjet dhe sugjerimet tona në mënyrë që të krijohen politikat e duhura ekonomike për të ndihmuar bizneset vendore.

 

 

Presheva Jonë : Ju vete me ekipe të ndyrshme, delegacionesh nga AKB-së bashkë me kolegët nga MPMS keni qenë disa herë në Gjenevë, OKB në kofrenact ndërkombëtare. Sa ja keni arritur të sensibiliozoni ekonominë, biznesin kosovarë jashtë apo sa investitotët e huaj sot janë të gatshëm të investojnë  në vedin tonë ?

 

AGIM SHAHINI: Aleanca Kosovare e Bizneseve ka lobuar gjithmonë për të ndihmuar në thithjen e investimeve të huaja. Nuk janë vetëm konferencat si gjeneva që ju përmendni, por edhe konferenca shumë të rëndësishme rajonale si Forumi Ekonomik ndërkombëtar ne disa shtet te ndryshme rajonale dhe EU, te cilat   u mbajt ne vitin 2011 ku Kosova në mënyrë dinjitoze dhe bindshëm ka prezantuar mundësitë e investimit në Kosovë. Gjithashtu gjatë këtij viti ne kemi planifikuar disa forume ekonomike me një pjesëmarrje të gjerë të shteteve nga ballkani dhe mbarë evropa për tju ofruar konkretisht mundësitë e investimit në Kosovë si dhe mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë vendore. Investitorët e huaj kanë shprehur interesim të madh për investime në kosovë, dhe AKB i ka përkrahur dhe ju ka ofruar cdo resurs të sajin. Por duhet që AKB sëbashku me instancat qeveritare të punojnë sëbashku edhe më shumë në mënyrë që këta investitorë të huaj të mos kenë më dyshime për sigurinë e investimeve të tyre në Kosovë por të shfrytëzojnë kapacitete e mëdha që Kosova ofron.

 

 

Presheva Jonë: z.kryetar,  cfarë mund të na thoni rreth projektit “Javët e Biznesit Kombëtar”.  AKB dhe  ju sa ja keni arritur misoniz  me ket projekt madhështor karakter gjikombëtar ?

 

AGIM SHAHINI: Ky është një projekt majft i  rëndësishëm, i pari i këtij lloji që realizohet në ballkan ndoshta. Ky projekt ka synim kryesor promovimin e bizneseve vendore e njëkohësisht lidhjen e bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare me njëra-tjetrën. Ky projekt është nisëm e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe ka marrë menjëherë përkrahjen e organizatave simotra në mbarë trojet shqiptare, ndërsa mbështetje kanë dhënë kryeministri i Kosovës z.Hashim Thaci, kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha si dhe nga kryetarët e bashkive dhe komunave si z.Lulzim Basha, z.Ragmi Mustafa dhe z.Nazif Cungu.  Pra, delegacioni i AKB-së gjendet sot në Preshevë  jo vetëm për të jusitfikuar projektin « javën e biznesit kombëtar »  por edhe dëshmuar se projekti  nuk do të quhej Kombëtar nëse nuk do të përfshiheshin edhe shqupatrët e  Luginës së  Preshevës. Ky projekt që ka nisur në datën 17 shkurt është ende në fillimet e tij, por e rëndësishme është që fillimi ka qenë tepër i suksesshëm. Ajo që dua të theksoj është se ky projekt përmban në vetvete, panaire me prodhime kombëtare, forume ekonomike për promovimin e vendeve tona si dhe takime mes bizneseve për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Ky projekt do të mbyllet në datën 28 nëntor një datë kjo e rëndësishme pasi është dita e flamurit. Në mbyllje të këtij projekti do të shpallim 100 prodhimet më të mira kombëtare, 100 mësuesit, nxënësit, bizneset, politikanët etj..duke ju përmbajtur slloganit tonë “100 prodhime kombëtare, 100 ditë aktivitet për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë”. Slogani “Une konsumoj produket vendore Po Ju ? “ i ka trondite te gjithe konsumatoret shqiptar dhe po ka avancon me majft sukses.

 

 

Presheva Jonë : Prezantimi i projektit “Javët e biznesit kombëtarë”, ka filluar në Prishtinë më 17 Shkurt ditën e pavarsisë së Kosovës dhe me rastin e 100 vjetorit ë paverësisë kombëtare. Karavani i  AKB-së nëse mund ta quajmë keshtu..i „javëve të biznesit “ ka  mbajtur disa tribuna në disa qendra shqiptare. Pas Prishtinës, Tiranës, Shkupit , sipas radhëa sot gjuendeni  në Preshevë. Qëlli i vizitës z.Shahini ?

 

AGIM SHAHINI : Ky projekt nuk do të quhej Kombëtar nëse nuk do të përfshihej Presheva. Qëllimi vizitës në Preshevë është  për të dhënë një mesazh të qartë opionin të gjerë se popullata e Luginës së  Preshevësgjenden në toket e tyre shekullore  dhe se ato janë troje  shqiptare. Prezantimi i javëve të Biznesit Kombëtar në Preshevë merr një ngjyrim tjetër pasi së bashku me kryetarin e e Komunës së Preshevës  Ragmi Mustafa dhe atë të komunës së Bujanovcit Z.Shaip Kamberi ne japim mesazhin e fortë se zhvillimin ekonomik të cilin e synojmë me këtë aktivitet, duam ta sjellim jo vetëm në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni, por edhe në Luginën e Preshevës e cila padrejtësisht ndodhet jashte  kufijve tonë

 

 

Presheva Jonë : Kur jemi tek Lugina e Preshveës shumë biznismen ankohen për shkak sanksionev doganore vënë qytetarve të Luginës që ka goditur me se shumti shqipatrët  e këtyre trevave. Knei reaguar ju rreth kësaj për përmismin e gjendje apo cilat janë qëndrimet e AKB-së në këtë drejtim. Keto polisa sa kane dëmtuar  biznesin kosovarë dhe shqiptarët e Luginës ?

 

AGIM SHAHINI: Po jemi ne dijeni te hollsieshem per kete vendim dhe per pasojat qe kane përjetuar  vëllezërit tone ne Luginen e Prasheves por keto pasoja jane duke u bart edhe te bizneset ne Gjilan qe kane pas shume konsumator te rregullte te Lugines te cilet jane largue per shkak taksës dhe polisa te sigurimeve dhe tashe keta po shkojne te furnizohen ne Kumanove e gje tiju, kemi bisedue me institucionet e Kosoves por edhe me ato te Presheves per gjetjen e nje alternative te pranueshme por keto alternative  nuk jane te lehta dhe shpeshe jo të  akceptueshme per vendimmarrsit, me kete dua te them se ekonomia e tregut dhe levizja e lire duhet te jete prioritet i gjitha shteetev qe kane  synim drejt BE.


1 Komente

  1. preshevarja, March 6, 2012:

    E po zotri Agim me kto fjale boshe shum na ke ndihmu.
    Sa mire.Po dashkan politikajt preshevar dhe kosovar me bisedu per denimin qe dy muaj t plota kosovart ja falen vllezereve preshevar.
    E pse po dukan me bisedu.A mos po duka qeveris t Kosoves edhe Beogradi mi dhon leje per mi hjek tarifat.
    Leje mor Agim se kjo pune nuk asht ashtu, e kto edhe ti e din.Nuk bon me lujte me neve sikur me femit.
    Edhe nji fmi e di se tarifen e ka vendos qeveria e kosoves dhe ajo mundet me hjek apo me zvoglu mbrenda dites.
    Po shka mi bo politikajve ton qe nuk ja bin ngusht thaqit,po shkojn n prishtin e kthehen pa e kry nji pun qe osht shum e leht edhe e thjeshte.
    preshevarja

Komentoni