Ben Affleck nuk do të dëgjojë të flitet për Jennifer Lopez, me të cilën pati një marrëdhënie pothuajse 1-vjeçare pothuajse një dekadë më parë.Protagonisti i “Pearl Harbour”, në një intervistë për revistën “Details”, u shpreh se “viti 2003 ka qenë më i keqi i jetës sime. Nuk më pëlqen që ta kujtoj atë periudhë”.

Baba i dy vajzave dhe një djali, Affleck tashmë ka gjetur qendrueshmëri përkrah bashkëshortes së tij Jennifer Garner, por pranoi se për shkak të impenjimeve të punës, kalon më pak kohë nga sa kohë do të donte përkrah familjes.

”Qëndrimi im ndaj punës ka ndryshuar që kur jam martuar dhe jam bërë baba. Shpesh në sheshxhirime mendoj se po harxhoj kohën kot dhe se nuk jam prezent aq sa do të doja ndërsa fëmijët e mi rriten. Është e vërtetë që nuk jam shumë prezent në shtëpi, pavarësisht se sa përpiqem. Pa Jennifer (Garner) nuk e di se si do t’ia kisha dalë”, deklaroi Affleck.

SHPËRNDAJE