Shkup, 18 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

Maqedonasit vlerësojnë se nëntë vite nga konflikti i vitit 2001 në Maqedoni akoma ekziston rreziku i konfliktit të armatosur.

Rreth 28 për qind e të anketuarve maqedonas vlerësojnë se lufta sigurisht apo me gjasë mund të ndodhë në Maqedoni. Këtë e tregon anketa e Gallup Ballkan Monitor, e realizuar për Fondacionin Ballkanik për Fëmijë dhe të Rinj, njofton agjencia e lajmeve INA.

Për 10 për qind është rritur numri i qytetarëve që besojnë në përsëritjen e konfliktit, për dallim nga viti 2006 kur vetëm 18 për qind besonin se mund të pasojë konflikt i armatosur në Maqedoni.

Vetëm 60 për qind e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi në BE është punë e mirë, ndërsa 82 për qind vlerësojnë se do të votonin në një referendum për anëtarësimin e vendit në BE.

Lidhur me besimin e qytetarëve tek partitë politike, 33 për qind kanë besim tek udhëheqësit politik dhe drejtuesit e partive politike. Gjithashtu përqindje e ulët e qytetarëve tregohet edhe lidhur me besimin ndaj sistemit të gjyqësorit. Sipas të dhënave të anketës, 31 për qind të maqedonasve kanë besim në gjykata, ndërsa vetëm 20 për qind të shqiptarëve i besojnë gjykatave vendore.

Anketa ka përfshirë edhe vlerësime të qytetarëve lidhur me problemet sociale-ekonomike, politike, religjioze, etj.

SHPËRNDAJE