Afati i parë për regjistrim në universitet në qershor

Afati i parë për regjistrim në universitetet do të zbatohet në qershor, me çka do të harmonizohen afatet midis provimit të maturës shtetërore dhe konkurseve për regjistrim në universitetet publike, vendosi Konferenca e rektorëve të universiteteve publike në Republikën e Maqedonisë në seancën e sotme, duke e mbështetur me këtë iniciativën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Në kumtesën e Konferencës së rektorëve theksohet se universitetet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në këtë mënyrë do t’i harmonizojnë afatet në interes të kandidatëve për regjistrimin e nxënësve.

Në të shtohet se Administrata e rektorëve të Universitetit Shën Cirili dhe Metodij nga Shkupi në seancën e mbajtur më 23 janar është vendosur pesë për qind e studentëve të ciklit të dytë të studimeve të cilët i plotësojnë kushtet dhe janë të ranguar në vendet e para të listave do të studiojnë pa kompensim, për çka Rektori i UCM-së Velimir Stojkovski e ka njoftuar ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev dhe anëtarët e Konferencës së rektorëve të universiteteve publike në RM.

“Në këtë mënyrë, Universiteti ‘Shën Cirili dhe Metodi’ në Shkup krahas praktikës së deritanishme për dhënien e bursave studentëve të ciklit të parë të studimeve, i shpërblen dhe stimulon studentët edhe të ciklit të dytë të cilët tregojnë rezultate të dukshme”, theksohet në kumtesën e Konferencës së rektorëve të universiteteve publike në RM.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni