Dhjetëra afaristë të ardhur nga Zvicra dhe vendet tjera të BE-së janë njoftuar të mërkurën në Prishtinë me klimën e investimeve në Republikën e Kosovës, me sigurinë, infrastrukturën ligjore dhe potencialin ekonomik vendor,, shkruan Express i Prishtinës

 

Prishtinë, 20 qershor

Në konferencën organizuar me temë Forumi i Biznesit Zvicër-Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi u ka bërë thirrje investitorëve të huaj, që të investojnë në Kosovë, sepse biznesi i tyre është i garantuar. Ai tha se Kosova ofron klimë të përshtatshme për investime në të gjitha sektorët, ndërsa diaspora, sipas tij, është e mirëseardhur

 

Ky forum u organizua nga Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS), Oda Ekonomike e Zvicrës (SEC) dhe e mbështetur nga organizatat partnere si IPAK, OSEC, ProCredit, Ambasada e Kosovës në Bernë, albinfo.ch dhe qeveria e Zvicrës.

Ambasadori i Kosovës në Zvicër e vlerësoi lartë organizmin e kësaj konference, ndërsa tha se shumica e atyre që kanë ardhur në Kosovë, kanë ndarë përshtypje shumë të mira. “Me mendime ndryshe kanë ardhur, dhe bazuar edhe në këtë konferencë por edhe nga ajo që kanë parë në Kosovë, kanë krijuar përshtypje shumë të mira”, tha ambasadori.

Për perspektivën e Kosovës kanë folur edhe bashkëbiseduesi të tjerë, ndërsa avokati Dastid Pallaska i ka inkurajuar biznesmenët e huaj që të vijnë në Kosovë, sepse ai tha se ligji garanton investimet e tyre.

SHPËRNDAJE