largea_albini-vv1405356904Autori i emisionit “Rubikon” dhe analisti, Adriatik Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për zhvillimet e fundit sa i përket bllokut opozitar.
Ai ka shkruar se Koalicioni LDK-AAK-Nisma, siç i quan ai “Treshja” dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të jenë shumë të kujdesshme në orët e pakta që u kanë mbetur në vazhdim, në mënyrë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Ai konsideron që mos arritja e një marrëveshjeje mes këtyre katër partive mund t’ia bëjë një argat të mirë PDK’së.

Gjithashtu ai ka shkruar edhe për bashkëpunimin e mundshëm me Listën Serbe. Kelmendi nuk e përkrahë idenë e bashkëpunimit me ta pasi që siç thotë ai, votat e saj do ta mbanin peng Kosovën.

Ai u rekomandon partive opozitare që sa më shpejtë të arrijnë një marrëveshje në mënyrë që të mos ndodhë përqarje në mes tyre.

Lexojeni të plotë reagimin e tij:

“Një marrëveshje do të duhej të bëhen përpjekje që të arrihej së paku deri në mesditën e së martës.

Meqë në qoftë se nuk do të ketë dakordim të shpejtë mes Treshes dhe “Vetëvendosjes!”, atëherë nuk do të ketë as kohë për të diskutuar edhe me komunitetet pakicë, si varianti B, edhe pse unë asnjëherë nuk do ta përkrahja idenë e formimit të një qeverie që do të varej nga votat e Listës “Srpska”, e cila rrjedhimisht do ta mbante edhe peng gjithë Kosovën.

Treshja dhe LVV-ja duhet të jenë shumë të kujdesshme në orët e pakta që kanë mbetur në vazhdim, në mënyrë që të gjejnë gjuhë të përbashkët, ngase edhe mosarritja e konsensusit mund të nënkuptohet si një argat për PDK-në.

Pra, nëse nuk do të kemi marrëveshje të bllokut “opozitar”, në kohën kur as PDK nuk i ka numrat, rrezikojmë të shkojmë në seancën konstituive të Kuvendit të enjten, kur askush nuk do t’i ketë 60+ votat e nevojshme.

Tutje do të mund të jetë shumë më e vështirë edhe për “opozitën” që të vazhdojnë të negociojnë për vazhdimin e bashkëpunimit, pasi që mund të priten shpërthime nga anëtarësitë e tyre respektive, të cilët do ta drejtojnë gishtin ndaj njëri-tjetrit duke akuzuar se janë sabotatorët ose tradhtarët e marrëveshjes së opozitës.

Në këtë frymë, pastaj, në qoftë se nuk ndodhë ndonjë deux ex machina, skenari më i mundshëm do të jenë zgjedhjet e reja të parakohshme.”

SHPËRNDAJE