U mbajt Takimi i fundvitit i Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Ditën e shtunë, me 11 dhjetor në një nga ambientet e bibliotekës Van Nest Library, në qytetin e Bronx-it, u mbajt “Takimi i fundvitit“ i Shoqatës së Shkrimtarëve.Ishte krijuar një ambient i ngrohtë e dashamirës për botën e artit e të letërsisë që nga vendosja e librave që u botuan përgjatë vitit 2010-ë, emblema e SHSHSHA-së, pema simbolike me emrat e shkrimtarëve dhe binte në sy pllakati mikpritës: “Mirë se vini shkrimtarë dhe poetë të nderuar”!

Shkrimtari Naum Prifti, z.Imer Berisha, z.Adnan Mehmeti,znj.Raimonda Moisiu dhe z.Gjon Bucaj 

Veçmas numurit të konsiderueshëm të anëtarëve të Shoqatës, poetë e shkrimtarë, këtë aktivitet do ta nderonin me pjesëmarrjen e tyre, qytetarë dhe intelektualë të ndryshëm, gjithashtu edhe figura të spikatura në fusha të ndryshme të jetës kulturore në Diasporë si Kryetari i “Vatrës” z.Gjon Buçaj dhe anëtarë të saj, Përfaqësuesi i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, z.Imer Berisha, Kryeredaktori i gazetës “Dielli”, z.Dalip Greca, Kryeredaktori i revistës “Jeta katolike”z.Mark Shkreli, akrtivistë të dalluar, studentë dhe nxënës. Fjalën e mirëseradhjes do e mbante poetja znj. Iliriana Sulkuqi, që ishte edhe moderatorja e këtij aktiviteti, dhe më mbas do ia jepte fjalën z.Adnan Mehmeti, President i Shoqatës, i cili do të paraqiste aktivitetin e vitit 2010:

”Kam kënaqësinë dhe privilegjin të ndaj me ju mirënjohjen që edhe gjatë vitit 2010 punuam së bashku, në një grupim të rëndësishëm për lëvrimin e mëtejshëm të letrave shqipe.Vërtetë, ishte një vit me plot veprimtari, për çka merita i takon secilit prej jush.

Viti 2010 do të mbetet një vit i suksesshëm sepse kemi 26 autorë që dolën me botime të reja: Agim Bacelli, Albana Lifschin, Anton Cefa, Dalan Luzaj, Eduard Dilo,  Eleronora Gjoka, Fation Pajo, Guri Stefani, Gjekë Marinaj, Ivzi Cipuri, Julia Gjika, Kostaq Duka, Kozeta Zylo, Luigj Çekaj, Makfire Canolli, Mëhill Velaj, Pal Ndrecaj, Petraq Pali, Pierre Pandeli Simsia, Ramiz Gjini, Rita Saliu, Roland Musta, Rozi Theohari, Sami Milloshi,Tomë Paloka dhe Vlash Fili.

Disa prej autorëve që botuan libra gjatë këtij viti promovuan librat:Ramiz Gjini, Albanna Lifschin dhe Kozeta Zylo në Tiranë, Makfire Canolli në Prishtinë, Vlash Fili në Filadelfia, Fatjon Pajo në Çikago dhe Kostaq Duka ka planifikuar për javën e ardhshme po ashtu në Çikago.

Z.Mehmeti nuk do të linte pa përmendur aktivitetin që tashmë është bërë traditë çdo mars, për Shoqatën e Shkrimtarëve, vajtjen në Boston, por që këtë vit përkoi me përkujtimin e 45 vjetorit  të vdekjes të Nolit të Madh, në nderim të figurës dhe veprës së tij, aktivitet që mblodhi rreth vetes jo vetëm anëtarët e Shoqatës dhe njerëzve të letrave shqipe, por edhe vatranë dhe mjetet e informimit të medias së shkruar e vizive.

Në muajin maj u organizua Edicioni i dytë “Dita e librit Nju Jork 2010”. Shoqata u nderua me pjesëmarrjen e shkrimtarëve të njohur Pëllumb Kulla dhe Fatos Kongoli.Gjatë këtij aktiviteti u vlerësuan me  çmimet “PENA E ARTË”, poetët dhe shkrimtarët: Iliriana Sulkuqi (poezi), Fation Pajo (prozë-gjinia e tregimit), Pierre Pandeli Simsia (prozë-gjinia e romanit), Uk Lushi (publicistikë), Marius Dobresku (përkthim). Po ashtu këtë vit u mbajtën zgjedhjet e reja;Dalan Luzaj-Kryetar, Iliriana Sulkuqi-Nënkryetare, Mëhill Velaj dhe Kostaq Duka-Sekretar.

Në këtë vit u vu re një rritje e SHSHSHA-ë, me anëtarësimin e autorëve të rinj: Pal Ndrecaj, Margita Markaj, Makfire Canolli, Isuf Grajçevci dhe Dedë Elezaj.Një sukses tejet interesant dhe i veçantë për nga rëndësia e tij, është dalja e Revistës “Pena”, deri tani janë botuar pesë numra të saj.

Me 26 gusht 2010 Shoqata e Shkrimtarëve në bashkëpunim më Federatën PanShqiptare “Vatra” dhe Akademinë Shqiptaro Amerikane të Shkencave organizuan në Stamford 100 vjetorin e Nënë Terezës. U hap ekspozitë me piktura, skulptura, poezi dhe këngë kushtuar humanistes sonë të madhe Gonxhe Bojaxhiu.

Në fund të muajit tetor në Michigan nga revista “Kuvendi” u organizua “Ditët e letërsisë shqipe”. Në këtë aktivitet një numër i anëtarëve të Shoqatës fituen çmime letrare: Në poezi:Çmimin “Gjergj Fishta” Rita Saliu dhe çmimin  “Migjeni” Fation Pajo.Në publicistikë: Çmimin“Arshi Pipa” Merita B. McCormack Në prozë:Çmimin  “ Petro Marko” Raimonda Moisiu. Gjithashtu po këtë vit, poetja dhe publicistja Raimonda Moisiu u vlerësua me Çmimin e Parë në Netët Poetike Ballkanike  organizuar në qytetin e Korçës.

Me 17 nëntor Federata PanShqiptare “Vatra” në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve organizuan Akademi përkujtimore për Prof Peter Prifti.U evokuan kujtimet për bashkëpuntorin e fundit të Fan Nolit. I ndjeri Peter Prifti ishte anëtar i Shoqatës që nga themelimi duke dhënë një kontribut të madh.

Mbas z.Mehmeti folën e diskutua z.Naum Prifti, z.Ramiz Gjini, z.Mëhill Velaj, znj.Raimonda Moisiu, znj.Rita Saliu, zonjusha Blerta Alikaj, znj. Nimfa Hakani, z.Gjon Buçaj, z.Imer Berisha, z.Nexhat Imeraj, z.Genc Leka, z.Astrit Tota, z.Pal Ndrecaj,etj. Gjithashtu, u recituan poezi nga znj.Rita Saliu,ndërsa poezitë e z.Ramiz Mujaj u recituan nga z.Mëhill Velaj. Z.Dedë Elezaj u ofroi të gjithë anëtarëve të Shoqatës librezën e anëtarësimit ta mbulojë me shpenzimet e veta, një kontribut modest,-siç u shpreh ai, në shërbim të punës së madhe që zhvillon Shoqata e Shkrimtarëve.

Mbas mbarimit të aktivitetit në ambientet e bibliotekës Van Nest Library,të gjithë pjesëmarrësit do të akomodoheshin në lokalin ‘Drini”, ku buçiste kënga shqipe dhe i mobiluar me motive patriotike. Në një mikpritje bujare nga pronari z.Luc Malota ishte shtruar dreka enkas me ushqime tradicionale shqiptare të sponsorizuar nga z.Dedë Elezaj, z.Shkumbin Tetaj, z.Marjan Kolnrekaj dhe z.Gjergj Dedvukaj.

Në një atmosferë festive, në Lydig, zonë e populluar me shqiptarë në Bronx, u përmbyll për vitin 2010 veprimtaria e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Në fund,bashkarisht, bëmë edhe një fotografi, dhe i uruam njëri-tjetrit festat e fundvitit. Këto urime po ua përcjellim edhe të gjithë krijuesve që për arsye të ndryshme nuk ishin me ne!

SHPËRNDAJE