ADEM DEMACI per “Presheva Jone”: Nuk dua te jem president ceremonial si Atifetja

Refuzimin në postin e presidentit të Republikës së Kosovës Adem Demaçi për agjencinë informative “Presheva Jonë” e justifikon me faktin siq shprehet ai se ” nuk dua të jem unë president i një vendi pa kompetenca apo tjetër kush të perzihet në punën e presidentit. Nuk dua të jem president të më ngre ndokush për kërpeshi…Para një viti kur partitë politike zgjodhën Atifete Jahjagan për presidente, ajo siq u pa deri tash më shumë u shërbye si stoli dhe për ceremoni e jo si presidente e popullit. Prandaj unë nuk dua të jem president ceremonial si Atifetja…”
Prishtine, 15 gusht
Në intervistën e tij të gjatë dhënë gazetës “Epoka e Re”, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se do ta votonte Adem Demaçin për president të Kosovës. Këtë iniciativë, ide të kryeminstrit Hashim Thaçit veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaçi i ka mirëpritur. Simboli i rreyistens kombetare ju ka pergjigjur sot kryeminsitrit Hashim Thacit permes agjencise informative kombetare “Presheva Jone” duke dekalruar: “Falemnderit prej Hashimit , falmenderit prej qeverisë që jane kujtuar, qe kane menduar mirë për mua…” Sipas Adem Demacit “ata e kanë bërë punën e vetë edhe unë po e bëj tash timen duke ju përgjigjur atyre me një falemnderim të madhë dhe me një refuzim gkithashtu të madhë. ..”

Refuzimin në postin e presidentit të Republikës së Kosovës Adem Demaçi për agjencinë informative “Presheva Jonë” e justifikon me faktin siq shprehet ai se ” nuk dua të jem unë president i një vendi pa kompetenca apo tjetër kush të perzihet në punën e presidentit. Nuk dua të jem president të më ngre ndokush për kërpeshi…Dua të jem president i popullit, dmth të jem zëdhënës i popullit, i qytetarëve të mi të Kosovës e jo zdhënës i të tjerëve apo satelit i qarqeve të ndryshme..Para një viti kur partitë politike zgjodhën Atifete Jahjagan për presidente, ajo siq u pa deri tash më shumë u shërbye si stoli dhe për ceremoni e jo si presidente e popullit. Prandaj unë nuk dua të jem president ceremonial si Atifetja…”


1 Komente

  1. lazi, August 16, 2012:

    Rrespet vepres Tuaj z. Demaqi , ama per kryetar te kosoves nuk te kisha preferu asnjeher.Ndoshta nje 30 vjet ma heret po ama shti ne ket mosh nuk besoj se keni kapacitet fizik dhe mendor qe te drejtoni Kosoven.

Komentoni