DEMACI në Gjenevë foli para ambasadorëve, akademikëve dhe studentëve shqiptarë e zviceranë

Në organizimin e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Gjenevës (AEAG l’Association des Etudiants Albanais de Genève), me rastin e 4- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Universitetin e Gjenevës, Shkrimtari dhe veprimtari i madh të çështjes shqiptare Adem Demaçi i shoqëruar nga kolonel Shemsi Syla u mbajtinjë takim, tribunë e hapur në Universitetin e Gjenevës ku muarën pjesë rreth 400  mërgimtarë, intelekualë, ambasadore, akademikë  dhe studentë  shqiptarë e  zvicernë, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Gjenevë, 23 shkurt/AIK-Presheva Jonë

Në këtë ligjëratë në kuadrin e konferencës “Një shekull histori në jetën e një shkrimtari”  pos mërgimtarëve, studentëve dhe akademikëve universitarë morën pjesë edhe ambasadorë shqiptarë të tre shteteve të tokave shqiptare, nga Republika e Shqipërisë (Mehmet Elezi ne Bernë dhe Sejdi Qerimaj në OKB) pastaj nga Republika e Kosovës ishte Naim Malaj në Bernë si  dhe Ramadan Nazifi nga FYROM në Bernë si dhe Benjamin Nikoliqi, konzul i RK në Gjenevë.

Do theksuar se mysfirët nga Prishtina përshendetën edhe prezencën e ministrit të Financave të Republikës dhe kantonit të Gjenevës, dhëndrrin e Kosovës M.Devid Hiler me shoqen e tij Mme. Mirishahe Limani-Hiler, pastaj veprimtarin e shquar në Gjenevë Astrit Lekën, kryetar i organiztës nderkombëtare SOLIDEST si inicator i vënies së bustit të Skenderbut buzë liqenit rë ketij qyteti diplomatik.

Fillimisht fjalën e mori kolonel Shemsi Syla i cili duke falenderuar të pranishmit i dha një retrospektivë zhvillimemeve, ngjarjeve në Kosovë nga periudha nën okupimin serb sidomos nga pranvera e vitit 1981 i cili edhe vet ishte në krye të radhëve të para të mijëra e  mijëra studentëve protestuesve që kishin mbushur atëbotë rrugët e Prishtinës, Kosovës si lumenj kundër regjimit të egër serbë, për liri  dhe Republikën e Kosovës. Kolonel Syla duke vlerësuar lartë rolin e rinisë të viteve 81 tha se ajo gjeneratë ka meritat e jashtëzakonshme për lirinë dhe shtetin e sotëm që po  gëzojmë..Në vazhdim ai dha një ser shifrash mbi veprimtarët në burgjet serbe, duke shtuar se kjo liri ishte fituar me gjak, vuajtje e sakrifica të mëdha. “Një rol të madh në clirin e Kosovës nga marsi i vitit 1981 deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës padyshim ka edhe diaspora shqiptare si në Zvicër ashtu edhe në vendet tjera perendimore..”  ka shtuar kolonel Syla.

 

Po ashtu z.Shemsi Syla duke folur për vitet e më tutjeshme të pas 1981-ësh theksoi se “ne shqiptarët, jemi ai popull që më së pakti e deshëm luftën, por ajo e vitit 1999 na ishte imponuar dhe u desht t’i kapi ato në shërbim të atdheut, të mbrojtjes së popullit tonë dhe ja arritëm bashkarisht qëllimeve tona bashkë me aleatët tanë ndërkombëtar…“  Më pastaj Kolonel Syla duke folur për UCK-në , për TMK e së fundi për FSK e sotme theksoi se kjo forcë ditë e sa vie po konsulidon radhët e veta dhe po bëhet një forcë e perfeksionuar pratneree NATO-s e dhe me mjaft  perofesionalizëm  po funskionon në shërbim të popullit..”

 

Fjalimin e vetë kolonel Syla e përfundoi me rolin dhe veprën e veprimtarit të shquar Adem Demaci,  kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i cili është i  njohur si simbol i rezistencës shumëvjeçare, i burgosur i ndërgjegjes, pasi kishte kaluar rreth 30 vite ne burgjet serbe, pastaj drejtues i parë politik i UCK-së, ai është bartës i disa çmimeve ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe ai i çmimit Saharov..”

Z. Syla „mandelën e Kosovës“ në këtë tubim në Gjenevë para pjesëmarrësve e  vlerësoi lartë duke e quajtur si arkitekt të projekteve të pavarësisë së Kosovës i cili ishte vazhdimisht udhërrëfyes i lirisë dhe demokracisë nga okupimi  i Kosovës deri tek shteti i sotëm duke shpjeguar për sfidat dhe mësuar për rreziqet e gjarprinjëve të djeshëm e të sotëm të Kosovës dhe shqiptarëve. Fjalimi i kolonel Syla u pritë me duartrokitje të gjata nga të pranishmit..

 

DEMACI:  PO, JEMI PËR BASHKIM KOMBËTAR, POR PËR T’U BASHKUAR, SË  PARI DUHET PËRGATITUR TERRENIN, PRA TË JKEMI UNIK..

Pas kolonel Syla, fjalën e mori mysafirë special i kësaj mbrëmje vepRimtari i shquar Adem Demaci i cili mezi  e mori fjalën nga duartrokitjet e gjata ku pjesëmarrësit u ngritën në këmbë në shenjë rrespekti dhe duke i bërë nderime, më pastaj me  një minutë heshtje edhe viktimat në Kosovë.

Në fjalën e vetë verpimtari Adem Demaci u përqëdrua kryesisht mbi  rolin e UCK-së, studentëve dhe rinisë pjesë kjo e popullit që i hapi rrugët pavarësisë, shetit të sotëm të Kosovës. Fillimisht z.Demaci tha se „me duhet të përshëndes dhe vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e pashoq të veprimtarit të shquar në Gjenevë pofesor Astrit Leka, autorin e instalimit të bustit të Skenderbeut në Gjenevë . Lirisht mund të themi se z.Leka  sot është një enciklopedi e gjallë e popullit shiptarë . Prandaj, nëse kontaktojmë e komunikojmë më shpesh me ket intelektual, më mirë do njohim cështjen tonë kombëtare, por jemi edhe më unik dhe më me pak probleme…“

Z.Demaci diskutimin e tij në Gjenevë e nisi rreth situatës në Kosovë ku nuk munguan akuza për korrupcion  emë pasatj u përqëdnrua   rreth kërkesave dhe mundësive për bashkim kombëtar. “Po e presim 100 vjetorin e pavarësië me me suksese dhe hapa të përparuar tha Demaci, duke shtuar se populli ynë si kurrënjëherë më  parë është më afër bashkimit. Kur është fjala për bashkim dhe thyerjen e kufinjëve,  duhet të krahasojmë me atë zogun i cili deri sa është brenda lëvozhgës nuk mund të dal, por  deri sa të forcohet dhe në momentin kur të forcohet dhe pjeken kushtet ai vetë e çukat lëvozhgën dhe del nga ajo..” tha z.SDemaci

 

“Unë jam për bashkim kombëtar dhe nuk e besoj se sot ka ndonjë shqiptarë, një njeri që flet shqip e nuk është për Bashkim kombëtar, por duhet gjetur kohën, rrugët dhe mënyrën se si duhet bashkuar e jo kështu siq  ju turren disa kufijve pa kurrëfare pergatitje apo programi. Unë mendoj, se sot kështu siq  jemi të përqarë nuk mundemi të bashkohemi, kur ne  kemi telashe me vetevten, kur Kosovën po dojnë me na e coptuar, kur sot kemi përqarja nëpër lagje e komunat tona.  Po, hajde vlla fillimisht t’i bashkojmë komunat, arsimin, kulturën, shkencën, ekonominë, turizmin..të bashkohemi së pari brenda Kosovës e pastaj me Shqipërinë…”

Z.Demaci, në vazhdim falenderoi popullin e dashur mik zviceran , siq u shpreh ai, si dhe dhe qeverinë helvetike e cila në kohrat më të vështira ju gjend afër Kosovës, popullit shqiptarë, siq u dëshmua gjatë strehimit të mijëra kosovarëve të dëbuar nga regjimi i kryekrimineli serb Miloshevic…deri tek angazhimi i Zvicrës në aspektin humanitar, ushtak dhe atë politik me njohje e shtetit të Kosovës  nga vendet e para, para katër vitesh dhe deri tek hapje e ambasadës zvicerane në kryeqendrën e Republikë së Kosovës në Prishtinë. Për rolin dhe shembëlltyrën e Adem Demacit, folën më pastaj gati edhe gjithë ambsadorët shqiptarë si dhe vperimtari Asrit Leka.

 

Për ketë mbrëmje akademike me Adem Demacin dhe Shemsi Sylën të organizuar në mënyrë të shkëlqyer nga ana  e anëtarëve të Komiteti i AEAG (Elma Berisha, Ilir Muji, Fortesa Mehmeti, Endri Poda, Erika Haxhi dhe Mujë Shala) gati gjithë folësit përshëndetën këtë angazhim dhe kontribut të studentëve tanë në Gjenevë.

“Kjo konferencë, ky tubim  ishte mjaft e rëndësishme të veçantë pasi që u mbajt në një qender akademike, në Universitetin e Gjenevës, ku ishin të pranishëm, siq e vërejtët,  personalitete të shquara shqiptare dhe zvicerane të jetës akademike dhe publike në Gjenevë” thanë për agjencinë informative “Presheva Jonë” në fund pas tubimit z.Mujë Shala dhe Elma Berisha anëtare të komitetit të Shoqatës së Studentëve Shqitare në Universitetin e Gjenevës.


2 Komente

  1. Kamber Imeri, February 24, 2012:

    me respekt te madh po e shkruaj nje fjali te vetme per bacin adem.ky emer esht emri i par i nje jneriu,fillon me shkronjen e par dhe ma e rendesishja eshte se jan trimat tan te par kosovar.bac mendimi im esht per bashkim kombetar duhet ngutur sa ma par,se perndryshe po behet von.Ne duhet te jem te paret ne bllkan ashtu sic ka dasht edhe perendija.pak fjal ju lutem e shum pun.

  2. naseri, February 24, 2012:

    Te lumte Baca Adem!
    Te paqim edhe shume kohe… i duhesh Shqiptarise

Komentoni