„Prapavijë të vetme e demonstratave të 14 marsit “81 ishte liria dhe clirimi nga okupatori serb për të cilën edhe shumë të rinj e të reja u vranë, u burgosën, u sakrifikuan, u rrahën nga policia serbe vetëm e vetëm pse kërkuan të jenë të barabart si popujt tjerë në ballkan. Të rinjtë tanë ndiqeshin nga organet e atëhershme serbe,  madje edhe u burgosën vetëm pse ne bankat e shkollave ata kishin shkruar dy shkronja K.R ?!“ ka deklaruar përagjencinë informative „Presheva Jonë“  vepimtari shquqar z.Adem Demaci për të cilat shkronja qëndrpo plotë 28 vjet burg ne burgjet serbe.

 

Prishtinë, 14 mars

 

I pyetur rreth demonstratave të marsit të vitit 1981, për të cilat nuk kishin munguar as speklimet e mediave të atëhrshme, veprimtari dhe përkrahësi më i madh i protestave të “81-ës z.Adem Demaci për „Presheva Jonë“ është përgjigjur se „Sikur t’mos ishin demonstrat e vitit 1981, Kosova nuk do te ishte ketu, ku është sot. Po,   Kosova ku do të ishte?.. do të ishte mu aty, bile ndoshta edhe më keq.  E dimë se ka pasur spekulime rreth demosntaratve e “81, por sikur t’mos kishin qenë ato nuk e besoj se do të ishim ketu ku jemi sot.  Me një fjlaë do të thosha se protestat masovike të studnetëve, të rinjëve dhe mbarë popullatës sonë në marsin e vitit 1981, vit ky i cili kund ta konsiderojmë si  synonim i lirisë, demoracisë dhe Republikës së Kosovës.. »

 

 Viti 1981 – Dallëndyshe e lirisë dhe e Republikës së Kosovës

Sipas z.Demaci  demonstrat e  14 marsit “81 por ishin me qëllim të mirë dhe me prapavijë të vetme për liri dhe clirimin e Kosovës  nga okupatori serb për të cilën edhe shumë të rinj e të reja u sakrifikuan, vranë, u burgosën, u rrahën nga policia serbe vetëm e vetëm pse kërkuan të jenë të barbart si popujt tjerë në ballkan.

“Të rinjtë tanë ndiqeshin dhe burgoseshin nga organet e atëhershme serbe madje edhe për atë  vetëm pse ata ne bankat e shkollave shkruanin dy shkronja K.R ?!“ ka pohura në vazhdim z. Demaci, për të cilat shkronja qëndroi plotë 28 vjet në burgjet serbe.

Sipas z.Deamci viti 1981 ishte një pranvërë, një stinë e dyfishtë për Kosovën dhe shqiptarët.. « Marsi i vitit 1981 ishte dallëndyshe që paralajmëroi lirinë dhe Republikën e Kosovës të cilët sot e kemi dhe të cilën duhet gëzuar gjithë bashkarisht, por duhet edhe ruajtur si sytë e ballit sepse atë liri nuk na e falën por e fitam me gak, me mund e skarifica të mëdha nëpër kazamatet serbe.. » ka përfunduar z.Demaci, « Mandela » i Kosovës.

SHPËRNDAJE