Deklaratat e Busekut për ndarjen e Kosovës janë private dhe ai nuk është kurrfarë faktori t’naj tregoj neve megjatë, kështu ka thënë Adem Demaçi, në një intervistë për agjencinë “Presheva Jonë”.

Prishtinë, 5 shkurt/AIK-Presheva Jonë

“Së pari dua të ju them se, Ehard Busek nuk ka të drejtë të provokoi me deklarata të tilla situatën në rajon ashtu të nxehtë, sepse këto qëndrime për copëtim të Kosovës i kemi dëgjuar edhe më herët nga kuzhinat serbe të Beogradit. Dhe së dyti ky Busek nuk ka tashmë kurrfarë funksioni dhe nuk ka rol kush e di sa më as në politik e as në arenën ndërkombëtare, prandaj edhe deklatat e fundit të tija rreth Kosovës janë private. Ai nëse paska folur diçka, ka folur vetëm sa për të treguar se është dikah gjallë”, ka deklaruar Demaçi.

Sipas tij është karakteristikë se çdo politikani që kur të humbin postet, të flasin ma lirshëm dhe shpesh “edhe ja futin kot vetëm sa për të ngritur pluhur. Them kështu sepse për dallim nga deklaratat e Busek, dihen shumë mirë qëndrimet zyrtare të Uashingtonit, Bruksellit dhe Gjenevës rreth Kosovës të cilat qendra ndërkombëtare vazhdimisht kundërshtojnë ndarjen e Kosovës…Dhe tash Busek s’ka nevojë me naj tregue megjtë”

Adem Demacit, thotë tutje se Busek nuk është i pari që flet me ketë gjuhë. “Këto deklarata të tij të përkujtojnë deklaratat famoze në stilin e Del Pontes, Diensbier , Solanës, Dick Marty, … të cilët kanë jarani të fortë me Serbinë..Nuk po dihet puna e këtyre ish-funksionareve që po shhiten kaq shpejt, bota është mbushur plote ryshfete e korrupsione dhe kush e din se për kë ata punojnë tashmë”, ka thënë pos tjerash për agjencinë “Presheva Jonë”, veprimtari i shquar, Adem Demaçi.

SHPËRNDAJE