Adelina Berisha del pa te brendshme ne koncert

Është bërë e modës tashmë që kur veshjet e brendshme nuk shkojnë me fustanin, femra të preferojnë të heqin të mbathurat, e jo të zgjedhin një alternativë tjetër më pak skandaloze. Pas rastit të modeles shkodrane Angela Martini, e cila doli pa të mbathura në tapetin e kuq në Nju Jork, ku po zhvillohej ceremonia e çmimeve të modës CFDA, këngëtarja Adelina Berisha është fotografuar gjatë performancës së një koncerti krejt pa të brendshme. Këngëtarja e “On Air”, jo vetëm që guxoi të hiqte veshjet e brendshme, por ka mbajtur veshur një fustan super të shkurtër që i nxirrte gjithçka në pah.

Fotot që zbulojnë pjesë “të tepërta” të trupit të saj, janë bërë publike, ndërsa nuk ka pasur ende një reagim nga këngëtarja simpatike kosovare. 19-vjeçarja njihet në tregun muzikor shqiptar me disa këngë, siç është “Unë jam ajo”, “Dashuria fillon” në bashkëpunim me Stine, “On air” etj., por diçka është e sigurt; pas publikimit të këtyre fotove, ajo do të bëhet akoma edhe më e famshme. Së fundmi është thënë që Adelina po punon për çeljen e një televizioni privat në Kosovë, natyrisht me ndihmën e familjes së saj, ndërsa është duke punuar edhe për klipin e radhës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni