Preshevë,30 qershor

Absurditeti më i madh që ka ndodhur këtyre ditëve është se Selimon Sadiku që ishte liruar dje me vendim të gjykatëses Snezhana Nikoliq Garotiq nga gjykata e Beogradit që kishteshte ndërprerë paraburgimin ndaj Selimon Sadikut,ai nga burgu në burg,kësaj here në burgun e Nishit,kanë deklaruar familjarët e Selimon Sadikut nga Rainca e Preshevës,bëjnë të ditur burimet e Presheva jonë.Ata  kanë deklaruar se përkundër vendimit të gjylatës së Beogradit,në vend se të vijë në shtëpi ,ai u dërgua në burgun e Nishit edhe pse  ne e pritëm me orë të tëra para burgut dhe se askush nuk jepte informacione të sakta.Përkitazi me këtë Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Orhan Rexhepi,i cili është angazhuar nga prindërit e të arrestuarve për  mbrojtjen e tyre,ka deklaruar se “Nuk ishte edhe aq e rastit odisejada e djeshme disa-orëshe e “lirimit” të Selimon Sadikut nga burgu qendror i Beogradit, sepse ai në vend se të vinte në shtëpinë e tij në Raincë, dhunshëm u dërgua në burgun famëkeq të Nishit, dhe pas shumë kërkesave u dha vetëm një arsyetim gojor i thjeshtë se na i paska edhe nja 7 muaj burg shtesë për ndonjë arsye tjetër.As edhe avokati i tij mbrojtës nuk do të kërkonte lirimin e tij, poqese do të kishte parakushte të tilla.

 
Sidomos Prokuroria, në asnjë mënyrë nuk do ta kishte anashkalur këtë “fakt” për  të “dëshmuar” për realizimin e qëllimeve të saja.
 
Fundja, Kryetarja e Trupit Gjykues të Gjyqit të Qarkut të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, Snezhana Nikoliq Garotiq, nuk do ta kishte marrë vendimin për mbrojtje në liri, po qe se do të kishte ndonjë dënim tjetër, përpos nëse ka dashur qëllimshëm të komplikojë gjërat përballë dëshmive të pakontestueshme për pafajësinë e qintëpërqintë të djemëve shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci, pafajësi të cilën mrekullueshëm e argumentoi dje dhe pardje para Prokurorisë Serbe për Krime Lufte dhe para po këtij Trupi Gjykues pikërisht Selimon Sadiku, në të kundërtën, Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq që të Hënën e pare, më 2 Korrik 2012,   do të duhet ta shfuqizojë vendimin e saj që Selimon Sadiku të mbrohet në liri.
 
Edhe kjo, mu si arrestimi i 26 Dhjetorit 2008, mu si ngritja e Aktakuzës së 25 Qershorit 2009, mu si Aktgjykimi i 21 Janarit 2011 është një represion i hapur antishqiptar, një montim fundekrye politik i Beogradit”,thuhet në prononcimin e Orhan rexhepit.a.i.
SHPËRNDAJE