Abramovich “blen” këngëtaren Fergi për festa

(AIK-Presheva Jone)

 

Pronari i klubit të futbollit të Chelsea, miliarderi Roman Abramovich ka “blerë” këngëtaren Fergie, për të kënduar në festën e tij të fundvitit, raportoi sot e përdishmja britanike “The Sun”.

Këngëtarja e “The Black Eyed Peas” duhet të argëtojë rusin dhe miqtë e tij në vilën me vlerë 58 milion stërlina që ka në ishullin St Barts në Karaibe.

35-vjeçarja udhëtoi me një avion privat deri në St.Barts, e shoqëruar prej të dashurit të saj aktor, Josh Duhamel.

44-vjeçari Abramovich do të shpenzojë me miliona euro për ushqime, pije dhe argëtim për të dashurën e tij 29-vjeçare, Daria Zhukova dhe miqtë e tyre.

Në festën e vitit të shkuar, miliarderi kishte si të ftuar Beyonce, Gwen Stefani dhe Prince.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni