Shkruan: Refik HASANI 

Beogradi sot ka lëshuar në qarkullim vijën hekurudhore Beograd-Mitrovicë,pas shumë e shumë aktiviteteve të shumta që është duke bërë vetëm në muajin dhjetor dhe tani në muajin janar që jemi Beogradi  ka marrë një sërë aktivitetesh,murin,treni,tuneli, propaganda të shumta dhe një luftë speciale, një luftë psikologjike. Beogradi, po ju afron Serbëve lokal tren,po vazhdon të ndan mjete ku për vitin 2017, ka planifikuar mbi 40 milion euro vetëm për pakicën Serbe në Kosovë.

Kurse,

Prishtina e Tirana zyrtare ende nuk kan zgjidhur  edhe pas gati dy dekadave çështjen e Abetareve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Titulli që mban kësaj here Abetarja është metafor pasi  Prishtina e Tirana ende si duket nuk ka mësuar  shkronjat e Alfabetit, ne jemi në fazën e të mësurit të Alfabetit politik, diplomatik të Serbisë që është në ofanzivë, që është duke sulmuar nga të gjitha drejtimet si me propagandë dhe me cenim  të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Abetarja është pasi  Prishtina e Tirana ende si duket jan në fazën që nuk jan duke kuptuar zhvillimet e forcimit të Rusisë,  krizën në BE, zhvllimet e terrorizmit Global e kështu me radhë.

 

Ende  Prishtina e Tirana zyrtare jan duke u mjaftuar me nga një deklaratë të thatë pasi kan një Abetare politike që i ka udhëhequr në mënyrë institicionale  jo drejtë.  Treni i lëshuar në qarkullim  që nuk dihet, qëllimi,misioni, ku  më shumë është investim i Rusisë apo i Serbisë në të gjitha kuptimet.

Treni dhe për kohën e udhëtimit, A do të arrijn shpejt të përvetësohen shkronjat e Abetares politike e diplomatike. Ende  Prishtina e Tirana jan duke menduar që Serbia nën ombrellën e Jugosllavisë që kishte  një tren të këtyre herit të quajtur ,,Akropolisë’’, që  qarkullonte mesë për mesë RSFJ, atë herë nuk ishte rrezik.

Por,

Treni që do të fillon së qarkulluari  ilegalisht nga Boegradi deri në Mitrovicë pa lejen e Autoriteteve të Republikës së Kosovës  është një alarm, një sinjal  për  Prishtinën e Tiranën kur kjo ndodhë pa arrestimit të ish-Kryeministrit  të Republikës së Kosovës. Bogradi si ka filluar kështu ,,për çdo ditë do të lansoj nga një produkte të vetin’’ ,  mundë të gjindemi para një situate  të rrezikojm seriozisht.

 

 

14 janar 2017

SHPËRNDAJE