Shkruan : Prof.Rexhep ABAZI

Nuk është kohë e paternalizmit, nuk është kohë kur të tjerët duhet të punojnë e veprojnë për ne, por nuk është as kohë dhe veprim i mirë për një injorim të tillë siç po i bëhet Medvegjës dhe veprimtarëve të saj, fillimisht nga ana e Bujanocës e Preshevës, e më tutje edhe nga faktori më i gjerë kombëtar shqiptar.

Medvegjë, 14 shkurt 2012(medvegja.net)

Gjërat në jetë rrjedhin në dy kahje:
1.E para andej kah ne duam dhe
2.E dyta andej kah duan vet ato.

Me rrjedhën e parë mburren ata që gjërat i shtyjnë të rrjedhin në drejtim që ata duan, dhe këta janë njerëz të aftë, të zotët, trima, heronjë, guximtar apo si të duam tu themi. Këta në jetë janë më të rrallë, andaj veprojnë në kohëra dhe momente të veçanta, të jashtëzakonshme dhe të vështira. Këta janë ata që ndërrojnë kahjen e rrjedhave historike. Sot Medvegja ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të tillë.

 

Po a pati nevojë edhe më parë dhe a pati të tillë? Po, edhe pati nevojë edhe pati të tillë

Po a do të ketë nevojë dhe a do të ketë të tillë në një kohë që do të vijë? Po, do të ketë nevojë dhe do të ketë edhe të tillë.Po si është puna me kohën e sotme? A ka nevojë Medvegja dhe a ka të tillë sot? Po, ka nevojë më shumë se kurrë, ka edhe të tillë, por mendoj që nuk po veprojnë në momentin e duhur dhe po marrin një barrë dhe një përgjegjësi të rëndë mbi supet e veta, ate që nuk mund tua qesim në supe as atyre që në këto troje vepruan para nesh e as nuk mund tua ngarkojmë në shpindë atyre që do të vinë pas nesh.

Me një përjashtim, që pasojat e mosveprimit të duhur apo të veprimit edhe të gabuar, të cilat do tua lëmë në supe atyre që do të vijnë pas nesh dhe që do ta kenë të vështirë t’i bartin e edhe më të vështirë t’i ndryshojnë. Mendoj që pasuria materiale ndoshta që do tu lëmë pasardhësve tanë, do të jetë e pa vlerë në qoftë se lejojmë që të mbetet i pazgjidhur statusi i Medvegjës dhe i shqiptarëve të saj e sidomos në se mbetet kështu siç është sot. Kush duhet të mendoj për këtë? Po, sigurisht se ne që jemi sot.

Nuk është kohë e paternalizmit, nuk është kohë kur të tjerët duhet të punojnë e veprojnë për ne, por nuk është as kohë dhe veprim i mirë për një injorim të tillë siç po i bëhet Medvegjës dhe veprimtarëve të saj, fillimisht nga ana e Bujanocës e Preshevës, e më tutje edhe nga faktori më i gjerë kombëtar shqiptar.

Përveq, në se sipas dikujt, Medvegja ka mbetur si një monedhë e vogël për ndonjë kusur në ndonjë tregëti më të madhe të këtyre kohërave të turbullta e që ne shqiptarët e Medvegjës nuk po e dijmë dhe nuk do ta pranojmë asnjë herë dhe në asnjë kohë. Mbase, në qoftë se është në lojë diçka e tillë, i lusim matrapazët që menjherë të hjekin dorë nga ajo dhe të qëndrojnë sa më larg Medvegjës, me duar dhe qëllime të tilla.
Pasi që sipas të gjitha rrjedhave dhe zhvillimeve të deritanishme sipas, mendimit tim Medvegja, shqiptarët dhe elementi shiptarë në këto troje më seriozisht kurrë nuk kanë qenë më i rrezikuar, neve veprimtarëve nga Medvegja na duhet të veprojmë shumë shpejt e drejt në këtë situatë shumë delikate e mendoj edhe vendimtare, kur nuk ka më vend për hamendje, për heshtje, për neglizhencë e më së paku për veprim të pakoordinuar, e më së keqi kundër njëri tjetrit. Tani rreziku është në derë për të gjithë.

Nga kjo bëj thirrje, bëj apel, bëj lutje për të gjithë njerëzit e arsyeshëm, për të gjithë njerëzit qëllimëmirë dhe të zotët e mendjes, për të gjithë intelektualët, për të gjithë, bujqit e fshatarët, për nxënës e studentë shiptarë të Medvegjës, vendorë e mërgimtarë, pjestarë të Luftës së lavdijshme të USHTRISË ÇLIRIMTARE të PRESHEVËS, MEDVEGJËS dhe BUJANOCIT(ushtarë dhe komandantë) dhe pjestarë të ushtrive tjera për çlirimin e trojeve shqiptare, që të kemi mendjen se ku po na mbetet Medvegja, e cila është pjesë e pandarë e trojeve shqiptare. Prandaj, në qoftë se dikund preken kufinjtë, atëherë kjo duhet të vlejë për të gjithë e jo në mënyrë të selektuar.

Nga ç’u tha më lart publikisht shtroi këto kërkesa si nevoja urgjente të kohës dhe detyrime për Medvegjën:

1. Nga faktori shqiptarë i tri komunave : Preshevë, Medvegjë e Bujanoc kërkoj që Medvegjës ti japin vendin e duhur në kierarkinë e veprimit dhe perfaqësimit e të detyrimeve dhe të ndërprejnë politikën e gabuar injoruese e përjashtuese e mohuese ndaj Medvegjës.
2. Nga faktori i gjerë shqiptarë, në veçanti nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kërkoj që sa më shpejt që është e mundur të pranoj një grup të shqiptarëve të Medvegjës për tu njohur me situatën e rëndë të popullatës shqiptare atje dhe për ti koordinuar veprimet e mëtutjeshme.
3. Nga intelektualët shqiptarë të Medvegjës, nga nxënësit dhe studentët, nga populli shqiptarë në tërësi, kërkoj që të marrin vedin se si dhe çka duhet bërë për vatan. Mos të bien pre e njerëzve qëllimkeq, e matrapazëve e mashtruesevë të pangopur për kolltuqe e pozita, për rroga të majme, e që hiq nuk u dhemb për Medvegjën.
4.FTOJ PËR NJË BASHKËPUNIM DHE PËR NJË BASHKËVEPRIM TË TË GJITHË FAKTORËVE DHE TË POPULLIT PËR MEDVEGJËN.

(Autori është kryetar i UDSH së për Medvegjë, Këshilltar në Kuvendin komunal, intelktual dhe veprimtarë në Medvegjë)

SHPËRNDAJE