Samuel Eto’o mund të luajë në një skuadër tjetër të madhe përpara se të mbyllë karrierën, ndërsa Jose Mourinho është i gatshëm të bëjë një sakrificë të madhe ekonomike për të.

Sipas rrjetit informativ “Mediaset”, trajneri portugez po përgatit një ofertë prej 45 milion eurosh për kamerunasin 30-vjeçar.

Ndonëse Eto’o ka qenë përcaktues në këtë sezon, vetë Samuel mund të kërkojë transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”, duke e vendosur presidentin Moratti me shpatulla pas muri.

Nëse kamerunasi do të kalojë në Madrid, zëvendësuesi i tij tek Interi duhet të jetë 27-vjeçari Tevez, shumë i preferuar prej zikaltërve.

Argjentinasi ka shprehur më parë dëshirën e tij për të luajtur në Serinë A dhe besohet se një ofertë prej 40 milion eurosh do të ishte e mjaftueshme për të siguruar kartonin, edhe sepse Interi ruan raporte të mira me drejtuesit e City-t, që prej shitjes së Balotelli-t në “City of Manchester Stadium”.

Në merkato pritet të dalë edhe maqedonasi Pandev, paraqitjet zhgënjyese të të cilit kënë bëri që Moratti të jetë i gatshëm të dëgjojë oferta.

Bayern Munchen besohet se është duke ndjekur nga pranë Pandev-in.

SHPËRNDAJE