Shumë celularë do të debutojnë gjatë këtij viti. Prej celularëve me kosto të ulët që kushtojnë më pak se $100 e deri tek celularët ultra-të shtrenjtë nga kompanitë e mëdha më të njohura në botë.
Gjatë këtij viti, Samsung do të lëshojë dy Galaxy S8. Më pas, në shtator, Apple do të lëshojë iPhone 8 së bashku me atë çfarë po quhet iPhone 7s dhe 7s Plus.

Asnjëra nga këto pajisje nuk është zyrtare ende, por tashmë i dimë disa detaje falë zbulimeve dhe raporteve online nga burime të besueshme.

Në këtë shkrim, do t’ju tregojmë për pesë veçoritë që do të jenë në Galaxy S8 – e që iPhone nuk do t’i ketë.

Skaneri i irisit

Duke përdorur një skaner të veçantë të irisit, celulari do t’i lejojë përdoruesit që t’i hapin celularët e tyre vetëm përmes syrit.

Mënyra Desktop

Kjo veçori e re nuk ka qenë në ndonjë celularë tjetër ose në Samsung. Kjo do t’ua mundësojë përdoruesve që të hyjnë në përvojën Desktop të celularit duke e lidhur celularin me një monitor.

Mënyra ‘bishë’

Një tjetër veçori e re që do të jetë në celularin e ri të Samsung është edhe ‘Mënyra Bishë’, e cila nuk do të gjendet në celularët e ardhshëm të Apple. Nëse thashethemet janë të sakta, kjo veçori e veçantë do ta kthejë Galaxy S8 në një fuqi të madhe kompjuterike. Veçoria do të jetë e dobishme për të luajtur lojëra dhe për të kryer funksione të tjera të rënda.

Mbështetja për mikro-kartë SD

Apple bën më shumë para duke i detyruar njerëzit që të blejnë celularë më të shtrenjtë për të fituar hapësirë më të madhe, dhe nuk ka asnjë mënyrë që kompania do të ofrojë hapësirë të jashtme në iPhone. Ndërkohë, Galaxy S8 do të përfshijë edhe mbështetjen për mikro-kartë SD që do të ofrojë deri në 2TB hapësirë.

Porti 3.5mm për kufje

Eh ndryshe nga Apple që e hoqi atë nga iPhone, Samsung pritet që ta mbaj ende portin për kufje

SHPËRNDAJE