4-vjetori i Pavarësisë, Rama: Serbia ta harrojë Kosovën

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka uruar sot popullin e Kosovës me rastin e 4 vjetorit të Pavarësisë. Në një konferencë për shtyp, Rama në emër edhe të opozitës shqiptare shprehu mbështetjen për shtetin e Kosovës dhe vlerësoi ata që dhanë jetën për këtë ditë.

“17 shkurti do të mbetet një ditë e pashlyeshme për historinë e kombit tonë. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës do të jetë për të gjithë ne një ditë e pashlyeshme dhe vetëdije që asgjë nuk është e pamundur për ne shqiptarët nëse jemi të bashkuar. I uroj kryeministerit Hashim Thaci suksese të mëtejshme në drejtimn e shtetit të Kosovës. Kjo është një datë që do kujtohet me admirim gjithnjë nga kombi ynë, do kujtohet me adhuriom UCK-ja dhe Adem Jashri, po ashtu edhe lideri historik Ibrahim Rugova. Kjo është dita e përjetshme e dëshmorëve që vunë jetën e tyre në themelet e shtetit të Kosovës” ka theksuar Rama.

Rama deklaroi më tej se opozita shqiptare do të qëndrojë gjithmonë përkrah Kosovës, ndërsa i kujtoi Serbisë se po humbet kohën kot duke e kërkuar Kosovën që tashmë ka fituar pavarësinë e saj.

“Nuk ka ditë më të mirë se kjo për të thënë se do jemi përkrah Kosovës kur vihen në diskutim kufijtë territorial të Kosovës, kur cënohet integriteti i saj territorial, jemi kundër çdo përpjekje për të futur në historinë e saj fantazmat e së shkuarës që Kosova i mbylli me luftën heroike. Serbët ta kuptojnë se Kosova iu ka ikur nga duart njëherë e përgjithmonë, ata s`bëjnë gjë tjetër veçse mbajnë peng të ardhmen e tyre në Bashkimin Europian”, shtoi Rama.

Kryesocialisti ka theksuar më tej se shqiptarët në rajon e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke zgjedhur të ardhmen europiane dhe jo të shkuarën ballkanike.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni