A mund të mbani mend se çfarë ka ndodhur më 8 mars 1999, apo çfarë keni veshur më 29 tetor 1985?

Disa njerëz (deri më tani janë regjistruar vetëm 33), mund të kujtojnë pothuajse çdo moment të jetës së tyre, që në moshën 10 vjeçare e tutje.

Shkencëtarët e quajnë këtë aftësi si kujtesë të jashtëzakonshme autobiografike, ndërsa vonë kanë zbuluar se pse truri i këtyre njerëzve dallon nga truri i të tjerëve.

Ekspertët nga Universiteti i Kalifornisë kanë analizuar 11 vetë me këtë aftësi. Gjatë studimit, në nëntë hapësirat e trurit të tyre janë vërejtur disa specifike, ku shumica e tyre ndërlidheshin me kujtesën autobiografike. Përveç kësaj, për dallim nga grupet e kontrollit, pjesëmarrësit e studimit kishin një masë më të fortë të bardhë që lidhte pjesët qendrore dhe periferike të trurit.

Sipas shkencëtarëve, faza e ardhshme kishte të bënte me zbulimin e mekanizmave prapa kujtesës. “A është në pyetje vetëm truri dhe mënyrat me të cilat komunikojnë strukturat e tyre? Ndoshta fjala është për mekanizmin gjenetik e ndoshta molekular”, thotë shkencëtarja Aurora LePort.

Fenomenin e njohur si hipermnezia , shkencëtarët e kishin përshkruar për herë të parë më 2005. Ata theksojnë se njerëzit me këtë çrregullim nuk arrijnë rezultate të duhura në testet e kujtesës dhe se superkujtesa e tyre dallohet nga kujtesa e njerëzve që mund të përsërisin listat e gjata të fakteve dhe numrave.

Në mesin e 33 njerëzve të cilët vuajnë nga aftësia e mbajtjes mend të ngjarjeve të kaluara është edhe aktorja Marilu Henner, e cila cili në vitet ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar u bë e njohur përmes serisë televizive amerikane, “Taxi”.

SHPËRNDAJE