Partia për Veprim Demokratik promovimin e kandidates për këshilltar dhe shpalosjen e programit për zgjedhjet e 6 majit e vazhdoi në Bashkësinë Lokale në Leran. Mihane Ahmeti kandidate e mundshme për këshilltare foli për mos realizimin e projekteve të parapara sepse si opozitë nuk iu është dhënë rasti që të bëjë ndonjë ndryshim në këtë bashkësi lokale në asfaltimin e rrugës apo të ngjashme.

 

Zonja Ahmeti në mes tjerash theksoi se nuk mundem që t’i mashtroj me premtime për punësime si partisë tjera. Si prioritete me rëndësi në këtë bashkësi lokale zonja Mihane Ahmeti ka paraqitur asfaltimin i rrugës, hapjen e një kopshti për fëmijë dhe pleq, uji i pijshëm, ndërkaq në sferën e shëndetësisë sigurimin e një mjeku stomatolog si dhe një barnatore. Kreu i PVD-së Riza Halimi foli për udhëheqjen e dobët të pushtetit aktual në Preshevë. Ai tha se do të kemi shumë borxhe që kjo qeverisje e keqe do ta lë. Po e shihni se në këtë fushatë janë nisur një numër i madh i projekteve por nuk kanë mbulesë financiare sepse janë vetëm për hir të fushatës që nuk janë me plan program sepse për këtë vit programin nuk e kanë aprovuar deklaroi kështu Riza Halimi. Ai u bëri thirrje që duke rrethuar numrin 6 për zgjedhje lokale dhe 15 parlamentare do të krijojmë hapësirë për një ardhmëri stabile për jetë normale.

——————-

PDSH mbrëmë ka shpalosur programin e saj në Çukarkë, ku dhe ka promovuar kandidaten potenciale për këshilltarë, profesoreshën Albiona Ibrahimi. Gjatë fjalës së saj ajo tha se për të realizuar një program të pasur e që është në interes të gjithë qytetarëve të Komunës së Preshevës kërkoj votën tuaj ballëhapur.

Kanë ndodhur mjaftë padrejtësi viteve të mëhershme në mes të fshatrave dhe qytetit, e PDSH këto i ka parandaluar dhe në të ardhmen nuk do të lejojmë që të ndodhë. Simpatizantët e Çukarkës i kishin përgatitur një pritje madhështore kreut të PDSH-ës Ragmi Mustafa. Ai tha se në BL Çukarkë është punuar dhe investuar njëlloj si në të gjitha Bashkësitë tjera lokale. Mustafa tha se është PDSH që mënjanon urrejtjen dhe ndasitë në mes të partive politike. Me të gjitha partitë tjera do të shkojmë drejtë fitoreve të njëpasnjëshme pasi që edhe moton e kemi “të bashkuar drejtë fitores”. Mustafa elektoratit në Çukarkë ia paraqiti edhe planet dhe projektet që presin të realizohen në 4 vitet e ardhshme, e që prioritet do të jetë projekti i çerdhes së fëmijëve, dhe do ta ndërtojmë terrenin sportiv pasi ka shumë rini. Në BL Çukarkë PDSH e mbylli fushatën e saj me moton “të bashkuar drejtë fitores” rretho numrin 1.

————————-

Kryetari i Bashkimi Demokratik të Luginës, Skender Destani me bashkëpunëtorët e tij programin parazgjedhorë e kanë shpalosur në bashkësinë lokale Caravajkë. Kandidati për këshilltarë nga Malësia, ka deklaruar se asnjë parti gjatë njëzet viteve të kaluara nuk kanë realizuar asnjë investim në vendbanimet e malësisë së Preshevës. Të gjithë na premtuan se do të rihapin në qumështore por një gjë e tillë nuk u bë kurrë. Malësia e Preshevës është vendbanim adekuat për zhvillimin e blegtorisë. Naser Duraku, ekspert për ekonomi në kuadër të BDL-së në fjalimin e tij në Caravajkë potencoi se prioritete për këtë subjekt politik është zhvillimi i projektit zhvillimorë i vendit, punësimet, ndryshimet dhe reformat në arsim, ekonomi, shëndetësi e me theks të veçantë zhvillimi i bujqësisë. Ajo që do të ketë rol të veçantë do të jetë zhvillimi i blegtorisë. Ndërsa kryetari i BDL-së njëherit edhe bartës i listës, Skender Destani para banorëve të Malësisë shprehu solidaritetin dhe mirëkuptimin njerëzorë të tij me ata banorë sa i përket gjendjes sociale të tyre. Qëllimi parësorë i Bashkimit Demokratik të Luginës sipas zotit Destani në mandatin e tyre të udhëheqjes do të jetë kthimi i të dëbuarve të banorëve të Malësisë në shtëpitë e tyre. Thirrja përfundimtare në këtë tubim ishte voto BDL-në për jetë më të mirë.

———————–

Unioni Demokratike Shqiptarë ka shpalosur programin si dhe ka prezantuar kandidatët e mundshëm për këshilltarë në kuvendin e ardhshëm nga nëndega e Preshevës. Kandidatët potencial për këshilltarë nga nëndega e Preshevës kanë premtuar zgjerimin e rrugës drejt qendrës , rikthimin e ish tregut të gjelbër, rikthimin e rrugës Sava Kovaçeviç në dy kahje përmirësimin e infrastrukturës , furnizim me ujë të pishëm ,rritjen e bursave për studentët, furnizimi i infrastrukturës sportive dhe asfaltimin e rrugicave në qytet. Ndërkaq kryetari i degës në Preshevë Naser Aziri ka qenë kritik ndaj Rilindjes Demokratike dhe udhëheqësit të saj në Moravicë, që sipas Hazirit ka pas një menaxhim të dobët sidomos në furnizim me ujë të pijshëm. Naser Aziri po ashtu ka lansuar kritika ndaj pushtetit për rregullimin e qendrës së qytetit. Edhe kryetari i Unioni Demokratike Shqiptarë Rami Zulfiu ka qenë kritik ndaj pushtetit lokal ,duke thënë se për mes kësaj foltore është manipuluar gjithçka. Ai gjithashtu ka potencuar se UDSH-ë për një kohë të shkurtët ka arrit që të ketë cilësi rreth vete. Në fund të gjithë kandidatët kanë ftuar që më 6 maj të votohet për UDSH-ën për cilësi e dinjitet duke rrethuar numrin 4.

————————

RD-e fushatën parazgjedhore e ka nisur në fshatin Bukuroc , ku simpatizantët e RD me një atmosferë festive e kanë pritur liderin Ramiz Latifi.RD në këtë fshat ka shpalosur programin si dhe ka prezantuar kandidatin nga Bukuroca Zejush Mustafa ,i cili ka thënë se me RD na mandatin e ardhshëm do të realizohen shumë projekte me rëndësi si asfaltimi i rrugës drejt Zhunicës, ajo drejt Corroticës, përforcimi i rrymës elektrike, telefonia fikse, ujësjellësi dhe ndërtimin e një salle sportive. “ ne kemi nis fushatën në një fshat që emri i tij fillon me Bukur dhe fushatën do ta mbyllim me MIR në fshatin Miratoc ka thënë kështu kreu i RD Ramiz Latifi. Ndërkaq duke prezantuar investimet që do të bëhen në këtë fshat Latifi ka thënë se RD do të bëjë zgjidhjen e statusit politik të Luginës , pasi kur të bëhet stabiliteti politik ,atëherë do të ketë edhe investime që do të zbusin papunësinë enorme. Lideri i RD ka qenë kritik edhe ndaj subjekteve tjera të cilat po premtojnë punësime që sipas tij ato do të mbeten vetëm dëshira. Ai po ashtu ka folur edhe për premtimet e punësimeve në dogana dhe polici që sipas Latifit që nuk ka mundësi të bëhet edhe po të ishte ministri i punëve të brendshme nga Presheva. Në këtë tubimin kanë folur edhe Naser Nuredini dhe Besim Abduli të cilët kanë thënë se RD do të punojë vetëm në të mirë të qytetarëve. Tubimi është mbyllur me moton “ është koha e Rilindjes ,, rretho numrin 5.

———————

Kryetari i Grupit Qytetarë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi përmes Radiotelevizionit Presheva informon elektorin e vetë se tubimi promovues do të mbahet nesër në ora 18 në sallën e kuvendit në Preshevë.
RTV Presheva

SHPËRNDAJE